Sherri në Ersekë mes militanteve
Reagon PS: LSI po nxit dhunë

Sherri në Ersekë mes militanteve<br />Reagon PS: LSI po nxit dhunë
ERSEKË-Dega e PS në Kolonjë ka reaguar pas incidentit, ku shefja e Burimeve Njerëzore në Poliklinikë dhunoi shefen e Financës së këtij institucioni.
 
Kristina Stoja 55 vjeçe, militante e LSI tha se u dhunua nga 32-vjeçarja Dorina Tallo e cila e kërcënoi me largim nga puna një ditë pas zgjedhjeve.
 
Por dega e PS në Kolonjë mohon që grindja ka qenë për shkak të politikës, duke deklaruar se ka qenë për motive personale midis dy protagonisteve.
 
PS i cilëson si akte dëshpërimi veprimet e fundit të militantëve të LSI, që sipas tyre nxisin dhunë e herë vetë-viktimizohen.
 
Partia Socialiste Kolonjë shpreh keqardhjen e thellë për politizimin pa asnjë shkak e provë të një ngjarje me motive personale midis dy protagonisteve ne mjediset e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë.
 
Ne vijojmë punën për Shqipërinë qe duam, për të vazhduar misionin e qeverisjes së vendit nga Partia Socialiste për ndërtimin e shtetit.
 
Të dëshpëruarve qe herë nxisin dhunë e herë vetë-viktimizohen i ftojmë të ruajnë qetësinë, dhe të presin me dashuri votën e shqiptarëve
” mbyllet reagimi.
 
Kristina Stoja në dëshminë e saj në polici tha se Dorina Tallo së bashku me nënën dhe babain e saj e kanë përndjekur gjatë gjithë paradites deri sa arriti ta dhunonte në zyrën e saj.
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve