TIRANE- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka firmosur dokumentin e parë ndëshkues për deputetët “sherrxhinj”. Sherri i 5 deputetëve në ambientet e kryesisë së Kuvendit duket se ka kaluar vetëm me paralajmërim, duke e treguar Metën më tolerant nga paraardhësja e tij Jozefina Topalli. Gjithsesi ndëshkimi është dhënë për të katërt parlamentarët, tre të PS dhe një të PD duke mos u nxituar të bëjë askënd fajtor.
Vendimi “Byroja e Kuvendit vendosi masën vërejtje për deputetët e përfshirë në incidentin e ndodhur në mjediset e Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin për mediat. Ndërsa shtohet se Byroja e Kuvendit vendosi masën vërejtje për deputetët Armando Prenga, Gentian Bejko, Xhemal Qefalia dhe Gent Strazimiri. “Kryetari i Kuvendit ftoi të gjithë deputetët që të distancohen nga akte të tilla duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe të ruajnë etikën në ushtrimin e funksionit të tyre”, thuhet në deklaratën e dhënë për mediat. Në fakt incidenti i nisur nga Komisioni i Ligjeve ka përfunduar në një ndeshje grushtesh mes deputetëve, e cila u transferua më pas edhe në një garë deklarimesh dhe replikash publike.
GjobitjetNë mandatin e shkuar katër vjeçarë deputetët Sajmir Tahiri dhe Taulant Balla kanë qenë nga më të ndëshkuarit për gjoba. Ndërsa më e fundit ka qenë pak muaj nga mbarimi i mandatit përfundimtar. “Byroja e Kuvendit nën drejtimin e Kryetares se Kuvendit, në mbledhjen e datës 15.04.2013, mori në shqyrtim veprimet e dhunshme të deputeteve Gazmir Bizhga, Ndrec Deda, Arben Çuko dhe Sajmir Tahiri. Këta deputetë me veprime të dhunshme tentuan të pengonin deputetët që të ushtronin funksionin e tyre kushtetues për të votuar çështjet e rendit të ditës. Deputetët e mësipërm ju morën kartat e votimit, tre deputetëve”, thuhej në vendim e atëhershëm të Topallit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.5%
-
JO
48.7%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2713
Lajme të tjera
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24
-
'Gjelat' të pandalshëm përballë Holandës, gjunjëzojnë 'tulipanët' brenda 21 minutave lojë! Mbappe trefishon shifrat
24 Mars, 21:20
-
Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohet
24 Mars, 21:19
-
Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij
24 Mars, 21:05
-
Aksident rrugor në aksin Tiranë-Lezhë, përplasen dy mjete, shoqërohen drejtuesit
24 Mars, 20:53
-
Rrjeti shpërthen në kritika kundër Macron: Flet për pensionet dhe mban orë 80 mijë euro! Presidenti e heq nga dora gjatë intervistës
24 Mars, 20:40
-
U 'mbyllën' në tunel/ Lefter Alla i dha shokut të tij edhe 7 tenderë të tjerë me vlerë qindra mijëra euro
24 Mars, 20:38