Ndeshja e djeshme mes Tiranës dhe Elbasanit në stadiumin “Selman Stërmasi” u shoqërua me trazira të shumta mes tifozëve të të dyja skuadrave.
Tensioni mes tifozëve ishte i pranishëm në gjithë ndeshjen ndërsa kulmin e saj e pati pas përfundimit të saj teksa pati edhe konflik fizik mes tyre.
Pas incidenteve Policia njoftoi se ka nisur hetimet ndaj 10 tifozëve të dyshuar për sjellje të dhunshme dhe mosbindje ndaj urdhrave të forcave të rendit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasit S. N., A. L., I. S., K. M., F. E., N. K., I. M., M. Sh., Xh. Gj. dhe P. B., pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”, kanë hedhur sende të forta në fushë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes”, thuhet në njoftim.
----------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











