Sherri,pas PD-LSI edhe anëtarët e
PS letër Kuvendit: Merrni masa!

Sherri,pas PD-LSI edhe anëtarët e<br />PS letër Kuvendit: Merrni masa!<br /><br>
Sherri në Komisionin e Integrimit mes ministrit Ditmir Bushati dhe deputetit Genc Pollo ka marrë përmasa të gjera. Pas deputetëve të PD dhe LSI, të cilët iu drejtuan Kuvendit me një letër, duke kërkuar të merret masë disiplinore ndaj ministrit, edhe mazhoranca i ka drejtuar letër Kuvendit.

Anëtarët e majtë në komision shkruajnë se kryetari Pollo cenoi dinjitetin e ministrit, duke përdorur fjalë tërësisht joetike si halabak e rrugaç. Sipas tyre, këto fyerje janë të papranueshme për këdo, por në rastin kur i drejtohen ministrit dëmtojnë edhe imazhin e shtetit shqiptar.

Ashtu si anëtarët e PD-LSI, edhe anëtarët e PS kanë kërkuar nga Kuvendi të merren masa për të plotësuar sa më parë boshllëkun që ekziston për këtë çështje. 

dokumenti ps
(Letra e anëtarëve të PS drejtuar Kuvendit)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë