Sherri për delet, burri
6 plumba mbi bashkëshorten

Sherri për delet, burri <br />6 plumba mbi bashkëshorten
SHKODER- Një vrasje është zbuluar mbrëmë në fshatin Zhurë të komunës së Ndroqit, ku burri ekzekutoi me armë zjarri gruan e tij. Shkak për këtë ngjarje sipas policisë dyshohet të jetë bërë humbja e disa deleve që ata kishin në shtëpinë e tyre. Viktima, 53-vjeçarja Shpresa Mancaku, është qëlluar me automatik nga bashkëshorti, Ylli Mancaku 55 vjeç. Një prej fqinjëve të tyre ka hyrë në shtëpinë e viktimës dhe ka parë Shpresën pa jetë në krevat dhe ka lajmëruar forcat e policisë, të cilat erdhën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin.
NGJARJA
Dy ditë më parë Ylli Mancaku 55 vjeç ka hyrë në banesë në gjendje të dehur dhe ka nisur një konflikt me gruan e tij për arsye banale. Shpresa Mancaku vuri re që burri i saj ishte në gjendje të dehur dhe për të shmangur sherrin u nis për në kasolle. Nuk ka pritur në dhomë, por bashkëshorti i saj i është vënë nga pas dhe sipas tij thuhet se kishin humbur disa dele që ata mbanin në kasolle. Autori u kap tek ky fakt dhe nisi sherri dhe të qëlllojë mbi gruan e tij duke pretenduar të bëhet xheloz se ku ishte ajo gjatë kohës që humbi bagëtia. Konflikti mes tyre nuk ka përfunduar me aq, pasi nën konsumin e alkoolit ai ka shkuar në banesë, ka marrë një armë zjarri tip automatik, të cilin e ka drejtuar nga gruaja e tij. Pasi e ka shkrepur 6 herë ai u sigurua që bashkëshortja kishte vdekur, ndaj dhe e mori dhe e çoi në krevatin e saj të dhomës së gjumit.
Inspektorë të Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit dyshojnë se viktima mund të jetë ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjën e së hënës, ndërsa gjetja e trupit është bërë pas dy ditësh. Në dhomën ku ishte viktima Shpresa Mancaku janë vënë re njolla gjaku të cilat ishin përhapur jo vetëm në çarcaf ku ishte mbuluar por dhe në krevat ku ajo qëndronte e pajetë. Askush nuk kishte djeni për këtë ngjarje, madje zbulimi ka qenë krejt rastësisht. Forcat e komisariatit të policisë nr 6 në bashkëpunim dhe me inspektorët e krimeve të Drejtorisë së Tiarnës kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, i cili rezulton të jetë bashkëshorti i saj Ylli Mancaku. I pyetur rreth krimit në familje Ylli ka pranur se ka kryer vrasjen me një armë tip automatik, pasi akuzonte gruan e tij se ishte fajtore për humbjen e deleve që ata kishin në kasollen pranë shtëpisë duke u kapur tek koha që ajo ka shpenzuar. Disa prej banorëve të zonës bënë me dije se autori njihej si njëri problematik, pasi rrinte gjatë gjithë kohës në gjendje të dehur. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale automatikun, me të cilin u krye krimi, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Listat e hapura apo të mbyllura? Braçe: Nuk bën diferencë, deputetin e zgjedh kryetari! Duhet demokraci brenda partive! 'Kuotat gjinore?' Na duhen gra luftarake

Listat e hapura apo të mbyllura? Braçe: Nuk bën diferencë, deputetin e zgjedh kryetari! Duhet demokraci brenda partive! 'Kuotat gjinore?' Na duhen gra luftarake