Sherri PS-LSI, Bylykbashi: Plasi,
do të shohim si do t'u shkojë halli

Sherri PS-LSI, Bylykbashi: Plasi,<br />do të shohim si do t'u shkojë halli
Deputeti i PD, Bylykbashi ka reaguar pas debateve në distancë mes PS dhe LSI duke e cilësuar sherrin e fundit si një prishje pazaresh.
 
Ai shprehet se LSI ka filluar sulmin kundër PS në Durrës, ndërsa akuzojnë socialistët për korrupsion dhe trafike, por shtron pyetjen se kush i mbajti këta hajdutë në pushtet?
 
Në fund, deputeti i PD, 'kërcënon' duke thënë se me buke në trajsë do u ngjitemi nga pas dhe te shohin si do t'u shkoje halli!
 
 
Deklarata e plotë e Oerd Bylykbashit
 
Po ndahen dhe shqyhen mes vedit!
 
Si i thone llafit, "plasi ne Kuçove"! Po na dalin keta te LSI tani dhe gjoja po u tregojne munxet aleateve socialiste! I akuzojne per korrupsion, per trafiqet e droges, per blerjen dhe vjedhjen e votave, per abuzim me policine, per shkaterrimin urban nepermjet betonit, per mjekesine e shpartalluar e te vjedhur, per varferine, te pastrehet dhe papunesine, e ku di çfare tjeter!
 
Nderkohe Rama u thote: "qente le te lehin, karvani shkon perpara". Ja si shqyhen tani!
 
Po kush i mbajti keta hajdute ne pushtet? Po ku ishin deri para nje jave, nje muaji, gjashte muajsh, nje viti, para dy vjetesh a me heret akoma kur keto akuza i ngriti me prova PD dhe keta ose heshten ose votuan se bashku dhe me pas ndane parate dhe pushtetin, perzune bashkarisht njerez nga administrata etj? Kur mbreti eshte i keq, edhe ai qe e mban ne karrige eshte po aq.
 
Madje LSI kane filluar sulmin kunder PS edhe ne Durres! Dako i korruptuar, po mbulon me beton qytetin, se sheshi para Bashkise ishte skandal, se policia eshte pjese e trafiqeve te droges ne majat e saj, se krimi ka kapur Dakon dhe qytetin etj!
 
Po kur i thonim ne gjate gjithe ketyre viteve pse nuk dolen te na mbeshtetnim nese na qenkan kaq parimore? Kur prishen pazaret dhe fillon shahesh, nuk ka vlere asgje sepse te gjithe e kuptojne se eshte qaravitje per pazaret e prishura. Po ashtu nuk ka asgje parimore te presesh prillin per te bere parimorin! Te thuash te verteten nuk te ben automatikisht te jesh i vertete!
 
Po sikur te ishte kaq, hajde de. Nese ajo Vela e betonit e Dakos qe kushton 6 milion USD e qe do mbuloje murin antik dhe do i zere frymen Torres Veneciane, kur me ato para zgjidheshin halle te perditshme te durrsakeve, kur fondet e buxhetit shkojne vetem per betonizim te qendres se Durresit por asgje per hallexhinjte qe vdesin ne te ftohte, per te pastrehet, per banoret e ishkomunave qe permbyten por kanalet nuk u pastrohen, kur asgje nuk investohet per plehrat qe digjen ne qiell te hapur dhe qe helmojne ajrin e durrsakeve, etj, pse LSI miratoi buxhetin e Dakos? Sa vlejne keto akuza nje jave pasi mbyllen pazaret se si do ndahen parate e buxhetit te durrsakeve?
 
Keta te kesaj mazhorance mos i dine durrsaket apo shqiptaret ne pergjithesi se jane dele apo si eshte puna? Na paskan hallin se kush do dali i pari, PS apo LSI se nuk duan t'ia dine per PD. Te presin. Cdo veper korrupsioni qe kane bere e ka te gjate afatin e parashkrimit te ndjekjes penale! Edhe po t'ia mbathin ne Bahamas apo ishujt Kayman, prangat ne Rinas i presin!
 
E kam thene here tjeter: me buke ne trajse do u ngjitemi nga pas dhe te shohin si do t'u shkoje halli! Edhe krimineleve qe i mbeshtesin, edhe atyre maskarenjve drejtore qe kane vene si rreshtere per te blere vota dhe karta identiteti! Edhe oficereve te policise qe i mbeshtesin ne trafiqet e droges!
 
Per kauzen tone morem mbeshtetje te plote ne EPP ne Bruksel dhe ne Bundestag dhe CDU ne Berlin.
 
Koha e palaçolleqeve ka marre fund! Te presin se do ta shohin shpejt!


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës