Sheshel tërhiqet nga vizita në
Kosovë, u paralajmërua arrestimi

Sheshel tërhiqet nga vizita në<br />Kosovë, u paralajmërua arrestimi
Vojisllav Sheshel ka anuluar gjatë ditës së sotme vizitën në Kosovë, pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kishte paralajmëruar se ai mund të arrestohej nëse futej në territorin e Kosovës.

Ndryshe nga sa kishte paralajmëruar partia e tij, Sheshel teksa ka folur për hapjen e fushatës, ai i ka përshëndetur radikalët serbë të Kosovës përmes një lidhjeje telefonike.
 
Përmes kësaj lidhje, mediat kosovare thonë se, ai ka deklaruar se  ka pasur në plan të udhëtojë për në Mitrovicë, por nuk e kanë lënë regjimi i Prishtinës dhe ai i Beogradit. 

Përveç kësaj, mediat kosovare bëjnë të ditur se, ai ka akuzuar deputetët e Listës Serbe në Kosovë duke thënë se ata  kanë bërë të mundur që me votat e tyre të bëjnë Hashim Thaçin president i Kosovës. 

Për vizitën e tij të paralajmëruar, autoritetet kishin deklaruar më parë se ai do të arrestohej. 

Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka lejuar vizitën e tij, tash i takon organeve të rendit të veprojnë kundër kontrabandimit dhe kalimeve ilegale te njerëzve”, ka thënë Selimi për mediat kosovare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011