Një ansambël i përbërë nga 13 instrumentistë dhe soprano nga Konservatori i Potencës, Itali, sollën për artdashësit durrsakë një repertor të pasur me muzikë baroke, një rrymë muzikore kjo pak e njohur në vendin tonë.
“Sheshi, kisha, teatri” ishte koncerti që hapi siparin e iniciativës “Opera në Durrës” të ndërmarrë nga Teatri i Operës dhe Baletit dhe bashkia e qytetit. Për më shumë se një orë, artdashësit ndoqën një repertor ku ndërthuren me njëra tjetrën muzika popollore me atë klasike dhe antike.
Francesco Aliberti, drejtori artistik i ansamblit Gesualdo tha se “Po sjellim muzikën baroke në një vend, ku njhet pak. Repertori ynë përfshin vepra të fund shekullit XV deri në vitet 1600. Janë rreth 200 vite muzikë, por që nuk mund të përkufizohet si muzikë klasike e mirëfilltë. Ne sjellim vepra që afrohen me muzikën popullore, muzikën etnike dhe atë baroke. Janë kryesisht vepra të kompozitorëve nga Italia e jugut. Shumë nga këta autorë janë anonimë dhe muzika e tyre është përmbledhur në disa tekste të viteve 1500.”
Për sopranon Noemi Sangiacomo, interpretimi para publikut durrsak mbart emocione të shumta.
Ndersa soprano Noemi Sangiacomo u shpreh se “kemi shumë emocione sepse kur po punonim mbi këtë repertor me maestro Aliberti-n nuk e dinim çfarë na priste. Të mbërrijmë deri këtu dëshmon padyshim një punë të madhe dhe sigurisht emocionet janë të shumtta. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri”.
“Opera në Durrës” është nisma e një serie aktivitetesh në qytetin bregdetar, të shtrira në kohë dhe vende të ndryshme.
R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08
-
Nata e ndërrimit të viteve në Durrës, bullgarët e polakët kryesojnë rezervimet në hotele! Operatori turistik: Çmimet u rritën me 10%
21 Dhjetor, 11:37
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për 3 fëmijët
20 Dhjetor, 15:42
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor, 14:17