Për dy ditë, Sheshi Nënë Tereza u mbush me të apasionuar pas garave të driftit. Mes tyre janë dhe dy vëllezërit Klodian dhe Rakip Rusi, të cilët dëshirojmë me çdo kusht që këtë pasion t’ua trashëgojnë edhe fëmijëve të tyre.

Pasionin për makinat, dy vëllezërit Klodian dhe Rakip Rusi, e kanë trashëguar nga babai.

Sot, ata i gjejmë në sheshin Nënë Tereza duke garuar në kategorinë e Driftit, me një mjet të modifikuar nga vetë ata.

“Kemi ardhur në eventin e Driftit. Jemi me makinën tonë që e kemi modifikuar vetë. Është për këtë event. E kemi përdor edhe në Drag. Është event i rëndësishëm këtu sepse ka pak aktivitete. E kemi të trashëguar prej prindërit. Kemi gjatë në motosport. Gjithmonë i kemi ndjek, deri sa krijuam një makinë tonë. Që të vegjël. Meqë babin e kemi pasur shofer. Ai është shumë i lumtur. Kanë merakun. Kujdes këtu, kujdes aty, por kanë lumturi. Drift është si të ecësh makinën duke rrëshqitur me gomat e pasme. Do tentojmë të kapim një kohë të shpejtë. Kushtet nuk janë të favorshme”, thotë Rakipi.

Këtë pasion që tejkalon fitimet, ata dëshirojnë që t’ua trashëgojnë edhe fëmijëve të tyre, të cilët i marrin kudo me vete.

“Është një adrenalinë që nuk e përshkruan dot. Duhet të futesh në makinë për ta përshkruar. Duhet të merret e gjithë rinia. Me patjetër dua që ta çoj djalin drejt një kampioni Evrope. Të ja jap si kulturë”, thotë Klodiani.

Për të qenë një garues, vëllezërit Rusi thonë se duhet të jesh vetë mekanik, pasi problemet që makina pëson janë të shpeshta.

“Nëse nuk merresh vetë me riparimin e makinave, nuk kap sukses. Po nuk e njohe makinën, nuk arrihet duke thënë ma rregullo këtë, ma rregullo këtë. Është e kushtueshme, pasi mungojnë dhe sponsoret. Po ja dalim me forcat tona dhe sponsoret të kenë interes”, tregon Klodiani.

Ëndrra e tyre është që në të ardhmen të marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

“Shpresa më e madhe është që të përfaqësojmë Shqipërinë në një vend të Evropës”, tregon Klodiani.

Për organizatorët e këtij eventi, qëllimi është që këtë sport ta përhapin sa më shumë dhe fitimet të shkojnë për bamirësi.

 “Kjo është një garë për të dëfruar, për të shijuar makinat tona që ndërtojmë. Ideja është që të zhvillohen dhe të tjera. Nuk kemi një ambient për gara dhe marrim një ambient me qira. Marrim leje. Në garën që organizuam në dhjetor ka qenë qëllimi për bamirësi”

“Drift është të kontrollosh makinën me mënyrë të çkontrolluar. Makina është në rrëshqitje dhe ti duhet ta mbash në drejtim të duhur. Një gabim i vogël të rrezikon garë”