"Marshi për Drejtësi" po vazhdon me ecurinë e tij, megjithëse nuk dihet saktë se cila është agjenda.
Ai këtë thirrje e përsëriti disa herë me radhë, ndërkohë që mijëra marshues tjerë po vinin nga sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
“Ju lus ta lironi rrugën,” – dëgjoheshin të tjera thirrje nga organizatorët.
E gjithë kjo për shkak të numrit tepër të madh të marshuesve, që ndoshta edhe mund të ketë kaluar numrin e cilësdo protestë të mbajtur në Kosovën e pasluftës.
Në këtë marsh po dëgjohen këngë të ndryshme patriotike derisa shihen shumë parulla që kërkojnë - ndër tjerash - që politika të mos përzihet në drejtësi. Aty në shumë raste po brohoritet edhe emri i ish-presidentit Thaçi dhe akronimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK. Marshuesit nga organizatorët është thënë se do të marshojnë deri te sheshi Skënderbeu për t’i dëgjuar fjalimet nga disa personalitete të caktuara.
Lajmi kryesor:
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK në Hagë, Kosova 'Marshon për drejtësi'! Prishtina mbushet me ngjyrat kuqezi (FOTO+VIDEO)
