Shëtitën mbi 40 shtete, akrobatët e ‘Irrwisch’ performojnë në ‘Pedonale’! Fëmijë e të rritur: Më shumë shfaqje të tilla

Ndërsa artistët bëhen gati për shfaqje, pasditen e së mërkurës, kalimtarët grumbullohen kureshtar...

Mbi 3 dekada që performojnë bashkë, e kanë dhënë spektatël në mbi 40 shtete. Grupi Irrwisch, rikthehet në Shqipëri për së dyti, në kuadër të Javës Austriake… Spektakël përmes akrobacisë, kërcim, humor, tri artistët përshkojnë Pedonalen duke tentuar të argëtojnë të pranishmit.

Ekzibicionizmi që ofrojnë, herë pranohet, e herë të tjera spektatori kërkon të mbetet vetëm i tillë, pa u përfshirë në lojë.

“Kemi nevojë për më shumë aktivitete të tilla, pasi vijmë nga një sistem I mbyllur, që s’na ka lejuar të argëtoheshim të lirë”, thotë një gjyshe e pranishme gjatë performancës teatrale në rrugë.

E megjithatë, të rritur e fëmijë bien dakord, që të tilla performancë duhet të mbahen më shpesh…

Mes shqiptarëve, ka edhe të huaj. Historiani Robert Pichler vijon të fotografojë copëza të artit të rrugës që ofrohet nga vendi i tij…

“Një ditë më parë çela ekspozitën  fotografike ‘Kioska’ e tani sapo dëgjova për këtë aktivitet iu bashkova. Siç e shikoni është një ngjarje shumë e bukur, ku veçmas fëmijët po argëtohen pa masë”, thotë Pichler.

“Vjena ka qenë qendra e artit botëror kontemporan, të paktën deri në fundin e shekullit XX-të. Dhe, është një paradoks që ajo paraqitet këtu me një teatër rruge, por ju vetë jeni prezent për të parë se sa shumë alegro krijon tek qytetarët, kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me publikun e rastësishëm në rrugë”, thotë shkrimtarja Mimoza Ahmeti, e pranishme gjatë performancës. 

Ndërsa përfaqësia e ambasadës thotë se do të jetë prezent në çdo spektakël të Javës Austriake në kryeqytet.

Pas spektaklit akrobatët zbulojnë më shumë mbi veten, por edhe rreth impresioneve mbi Shqipërinë.  Rrëfejnë se prej vizitës së parë, mbartin kujtime të bukura, për vendin, njerëzit e pritjen, ndërsa tanimë presin të zbulojnë edhe qytetet e tjera. mMesdita e sotme e gjen “Irrwisch”, në Durrës, ndërsa Vlora i pret para mbrëmjes në Qendrën Historike…

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja