Shëtitorja ‘Lungomare’ në Vlorë
fiton projekti i arkitektëve belgë 

Shëtitorja ‘Lungomare’ në Vlorë<br />fiton projekti i arkitektëve belgë 
VLORE- Juria finale ndërkombëtare, e përbërë prej 9 anëtarësh, arkitektë e ndërtues të mirënjohur, përzgjodhi projekt-propozimin e studios së huaj “XDGA” e përfaqësuar nga Xaveer de Geyter, Belgjikë, si vizionin më të mirë për shndërrimin e Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës në njërën prej pikave më tërheqëse të Mesdheut. Ky projekt u përzgjodh, mes 5 projekteve më të mira për vijën bregdetare të Vlorës.

Projekti, sipas zv.kryeministrit Niko Peleshi pritet të fillojë të zbatohet në vjeshtën e këtij viti. 

Qytetarët vlonjatë ndoqën nga afër sot, shpalosjen e 5 projekt-ideve më të mira, të përzgjedhura nga juria prestigjioze midis 45 propozimeve të paraqitura.

Sipas Jurisë, ky projekt përmbushte më së miri dy objektivat kryesore të përcaktuara prej saj; respektimin dhe shfrytëzimin e hapësirës prej 5 kilometrash të shëtitores së Vlorës, si dhe përshtatjen  e projektit me elementët specifikë të  kësaj shëtitoreje. Njëkohësisht, kjo juri përzgjodhi studion arkitekturore vendase “Metropolis”, si studion më të mirë, e cila do të jetë partner kryesor me studion e huaj për zhvillimin e projektit.

Fitues të vendit të dytë dhe të tretë u shpallën përkatësisht; studio zvicerane HFF, përfaqësuar nga Simon Hartmann dhe studio franceze L'AUC Paris, përfaqësuar nga Djamel Klouche.

Ndonëse fituese kryesore është vetëm një studio, kryeministri tha më herët, në përshëndetjen e tij, se të gjithë pjesëmarrësit, me idetë  e tyre dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm. “Padyshim, çdo ide e vlefshme do të jetë pjesë e integruar në këtë projekt madhor për qytetin tonë, në projektin që hap siparin e Rilindjes për Vlorën.” u shpreh ai.

Të ftuar në Juri ishin edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Englantina Gjermeni.

PROJEKTI “LUNGOMARE” RAMA: VLORA ZGJIM I BUKUR
"Vlora zgjim i bukur” e ka quajtur kryeministri Rama projektin fitues të vijës bregdetare të Vlorës, “Lungomare”.
 
“Sot u zhvillua finalja e konkursit për vijën bregdetare të Vlorës ku pati pesë propozime të nivelit të lartë ndërkombëtar. Propozimi fitues i studios “XDGA” mund të titullohet fare mirë "Vlora zgjim i bukur"

Sipas tij prokekti është  “një projekt sa fantastik aq edhe i thjeshtë, sa ëndërrimtar aq edhe i realizueshëm, sa europian aq edhe shumë autentik për Vlorën.”
 
“Tani nis puna për detajimin e projektit dhe kthimin e tij në zgjimin e bukur të Vlorës së shekullit të ri”, shkruan Rama në një postim në Facebook pas shpalljes së studios belge si projekti fitues.

PELESHI E GJERMENI: PROJEKTI I PARË, DO TË PASOHET ME TË TJERË NË GJITHE SHQIPËRINË
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni vlerësoi se ky projekt është modeli i parë i cili do të zbatohet edhe për qytete të tjera të Shqipërisë.
 
“Medoj që ky është fillimi i mbarë, pas këtij konkursi qytetarët do të ndiejnë ndryshimin dhe Vlora do të jetë modeli i parë i Rilindjes që do ta aplikojmë edhe për qytete të tjera”, tha Gjermeni ndërsa rekomandoi që të 5 projektet të përzgjedhura si më të mirat të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për një projekt më të plotë të vijës bregdetare të Vlorës.
Edhe zv.kryeministri Niko Peleshi u shpreh se ky projekt do të pasohet me të tjera dhe se projekti i Vlorës do të fillojë zbatimin në muajt e vjeshtës.
 
“Ky është një projekt për qytetarët të Vlorës që hap hapsirën e projekteve për qytete të tjera të Shqipërisë.
 
“Ky nuk është një projekt që nuk do të ngelet vetëm në letër. Ai do të fillojë zbatimin shumë shpejt. Objektivi ynë është që në vjeshtë të fillojmë me zbatimin e projektit”,- tha Peleshi pas shpalljes së projektit fitues. 

Ai e cilësoi këtë projekt si “si projektin për Vlorën, Shqipërinë, pse jo edhe për rajonin.”

JURIA: KRITERI QE PERZGJODHEM FITUES, PROJEKTI I XDGA AMBICIOZ
“Ne degjuam sot 5 propozime nga studio të ndryshme dhe në vlerësimin e këtyre propozimeve ishim të vetëdijshmë të paktën se duheshin respektuar dy objektivë, së pari që të kishim një propozim të fortë kuadër që të rekspektonte të gjithë këtë hapësirë prej 5 km të shëtitores së Vlorës dhe së dyti, donim që fituesi të kishte një kapacitet që në këtë kornizë të kishte mundësinë ta bënte të përshtatshme me variacionin me elementët e ndryshme specifike të shëtitores së Vlorës,”, tha Kryetari i Jurisë Patrik Jansen.

“Propozimi i studios XDGA është një propozim mjaft ambicioz ka një imazh të fortë dhe kërkon të zhvillojë shëtitoren, por gjithashtu  të lejojë edhe zhvillime të tjera të cilat do të ndërthuren.  Është një projekt i cili ka fleksibilitet përshtatje dhe lejon të ruhet zakoni më i fortë që është veprimtaria publike, ajo e xhiros. Ne e menduam si pikë të fortë”, tha një ndër përfaqësuesit e jurisë.

KUSH ËSHTË PROJEKTI XDGA
Studio XDGA, me qendër në Belgjikë, është e përqendruar në arkitekturë, projektim urban dhe projekte në shkallë të madhe. Fituese e disa projekteve në Belgjikë, XDGA ka marrë pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare në fushën e arkitekturës dhe projektimit urban. 

KONKURSI SOT
Sot në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës u zhvillua finalja e konkursit ndërkombëtar për vijën bregdetare të qytetit. Kryeministri Rama vlerësoi konkursin si një shembull transformues që do të ndiqet për të tjera vende në transformim.

“Vlora është një vend i bukur të cilin ne bashkarisht do ta bëjmë të njohur botërisht. Ne jemi të vetëdijshëm për potencialin e jashtëzakonshëm që ka qyteti, dhe për potencialin turisitik të tij që mbetet për tu zhvilluar më tutje,” tha Rama duke mbajtur fjalën para prezantimit të projekteve.

5 PROJEKTET 
Faza e parë e konkursit përfundoi me përzgjedhjen nga një juri ndërkombëtare të 5 propozimeve më të mira, mes 45 propozimeve të paraqitura.
Ata ishin:
L’AUC Paris, përfaqësuar nga Djamel Klouche, Francë
DOGMA, përfaqësuar nga Martino Tattara, Belgjikë – Itali
HFF, përfaqësuar nga Simon Hartmann, Zvicër
MBAS, përfaqësuar nga Matthias Bauer, Gjermani
XDGA, përfaqësuar nga Xaveer de Geyter, Belgjikë

1 L’AUC Paris: CFARE I DUHET VLORES
Firma franceze ofron një perspektivë afatgjatë të zhvillimit të Vlorës dhe deklaron se ka nevojë për një rigjallërim, i cili do të vijë nëpërmjet rilidhjes së pjesës periferike të qytetit me natyrën 
-Do të krijojmë një rilidhje me natyrën dhe me pjesën periferike të qyteëtit.
-Projekti është një vision afatgjatë për organizimin e Vlorës.
-Shëtiroja është elementi kryesor i projektit.
-Porti është një element kyq,në organizimin e ri.
-Do krijohet festival i bimëve.
-Një pyll pishash në pjesën e shëtitores së re.
-Në pjesën urbane mendojmë se do të ishte e mire që të merrnim disa pjesë për ti kthyer në hapësira publike.
-Mendojme te krijojme nje sallë konferencash. 
-Propozojmë të krijojmë një treg për turistët por po ashtu edhe për popullsinë. Do të jetë një treg ku për turistët do të ofrohen produktet e vendit, ato të detit, të verës apo frutarisë, ullinjve etj.
-Ashtu si rasti i Venecias, ku njerezit shkojne dhe në treg sepse ky i fundit jep dhe ofron identitetin e qytetit.
- Krijimi i ambjenteve rekreative si: lojëra për femijët, fusha sportive etj.
-Projekti duhet të filloje me atë çka ekziston dhe ta rigjallëroje ate duke filluar me shëtitoren.

HFF, ZVICER: “NUK DO PREKIM PORTE 
Firma Zviceriane gjykon se bukuria natyrore e gjirit të Vlorës duhet vënë në pah duke e ruajtur dhe mbajtur pastër atë.Sipas planit zvicerian trafiku i shumtë rrugor duhet spostuar nga vendi ekzistues.

-Së pari kemi folur per trajtimin e shkarkimeve te ujërave të zeza dhe për trajtimin e ujërave në tërësi.
-Ne nuk do te prekim portin.
-I gjithë trafiku i jugut kalon përgjatë këtij bregdeti. Korsia e trafikut do të largohet prej aty,gjë që do të japë hapësirë të mjaftueshme.
-Transporti publik duhet të marrë parasysh hapësirën publike.
-Përgjatë shëtitores nuk është se nuk ka hapësirë,por ka plera kudo.Pra mirëmbajtja dhe administrimi i mbetjeve është një çështje e rëndësishme.
-Duhen zgjidhur fillimisht problemet me mbetjet e akumuluara në zonat bregdetare.
-Në këtë kuptim ne propozojmë që të përdorim sisteme përpunimi të ujërave të ndotura,ku ujërat ato të mblidhen në cisterna dhe të përpunohen e pastrohen.
-“Plazhi i vjeter” do të ruhet dhe ne duan thjesht ta rregullojmë dhe ta sistemojmë atë.
-Zgjatimi i sheshit “Pavarësia”. Ne propozojmë një shesh public që mund të ketë elemente tregu.
-Kopsht ujor,ku bimësia të afrohet me ujin.
-Të shtojmë një korsi bicikletash.Pemët e eukaliptit në Vlorë duhen ruajtur.

DOGMA, BELGJIKË – ITALI:VLORA KA NEVOJË PËR HAPËSIRA PUBLIKE
Sipas Firmës Dogma, qyteti Vlorës ka nevojë për një vijë të gjelbër pemësh tek të cilat të ketë një lëvizje pedonale.Përsa i përket pjesës së plazhit zgjidhja sipas arkitektëve do të jetë krijimi i disa zgjatimeve mbi të cilat do të mund të organizohen një seri aktivitetesh. 

-Projekti për vlorën është një projekt për hapësirat publike.
-Duam të ndërtojmë një Marina
-Duam ta zgjasim plazhin drejt detit duke krijuar bankina.Këto bankina janë struktura të lira që nuk kërkojnë investime të mëdha, të cilat mund të ofrojnë aktivitete apo programe të ndryshme, si psh një pishinë për fëmijë apo mënyra tjera të veprimtarive.
-Bankinat lidhen me bulevardin,me shëtitoren e bulevardit.
-Së dyti do të krijojmë një vijë pyjore pishash që vijnë pas plazhit.
-Kemi dhe bulevardin i cili është në pjesën e pishave që është për këmbësorët.
-Vija e parë e pemëve do te jetë përgjatë shëtitores.
-Brenda brezit të pyllit do të mund të ketë hapësira që mund të përdoren për shkolla ose për ndërtesa ku do të mund të organizohen aktivitete të ndryshme.
-Portin propozojmë që të zhvillohet në mënyrë graduale.
-Asgje të mos ndërtohet në vijën bregdetare të plazhit.

PREZANTIMI I PROJEKTIT TE FIRMES “XDGA”
Sipas firmës “XDGA”, përfaqësuar nga Xaveer de Geyter, Belgjikë, për realizimin e projektit të “Lungomares” është e nevojshme të luftohet informaliteti, sa i takon ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare, si dhe të shmanget trafiku i madh. Projekti parashikon krijimin e hapësirave të gjelbërta, si dhe krijimin e vendeve të caktuara për parkimin e automjeteve.
- Për realizimin e projektit kemi menduar të trajtojmë informalitetit, dhe të zgjedhim mënyrat e duhura që të kombinojmë të gjithë elementët së bashku.
- Ka problem sa i takon ndërtimeve pa leje në disa vende të caktuara, është problem i trafikut, dhe ka element që mund të bëhen pengesë, por nëse trajtojmë informalitetin, ne mund të trajtojmë me lehtësi problemet e tjera.
- Mendohet edhe largimi trafikut të madh nga zona bregdetare.
- Kemi bërë një studim të pjesës së pyllëzuar të zonës. Mendohet të krijohet një lloj komforti, dhe shtimi gjelbërimit.
- Ne propozojmë të shtohet kjo pjesë e pyllëzuar.
- Do të përmirësohen trotuaret, dhe do të krijohet shteg për të kaluar në bregun ranor.
- Do krijohen vendparkime të caktuara për automjetet, dhe më pas qytetarët të kenë mundësi të vizitojnë zonën bregdetare.

5 propozimet e përzgjedhura do të prezantojnë në Vlorë, projektet e tyre përpara Jurisë Ndërkombëtare Finale dhe qytetarëve të Vlorës. Është bërë e ditur se do të ketë 3 Çmime për tre propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendase. Ky projekt  është cilësuar nga Kryeministri si projekti i Vlorës së shekullit të ri.

Redaksia online 
(ak/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK