Shfaqet me sukses komedia “Tri 
 motrat" e Anton Çehovit në TK

Shfaqet me sukses komedia “Tri <br /> motrat
Ka shënuar sukses premiera “Tri motrat” e Çehovit me regji të Hervin Çulit në Teatrin Kombëtar. Premiera “Tri motrat”, komedia e shkrimtarit rus me famë botërore, Anton Çehov, mori mbrëmë duartrokitjet dhe admirimin e publikut. Komedia e ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar me regji të Hervin Çulit, ka zgjuar që në fillimet e saj kureshtje të madhe.
 
Shkrimtarja Natasha Lako thotë se për të tilla premiera ia vlen të vish edhe përmes shiut.
 
Dramat e Çehovit gjithnjë janë madhështore, gjithnjë vihen në çdo repertor të çdo teatri botëror. Kështu që ta shohësh edhe njëherë në skenën e Teatrit Kombëtar është një gjë shumë e bukur”, tha Lako. 

Ndërsa studiuesi Xhevat Lloshi rrëfen disa nga arsyet se pse publiku është kaq i interesuar për këtë shfaqje.
 
“Çehovi është një autor që ka bërë përshtypje me veprën e tij. Unë mund t’ju them se në 1958-n kur është shfaqur, një pjesë e Çehovit në Paris, pothuajse të gjitha gazeta patën shkruar se Franca zbulon Çehovin”, tha Xhevat LLoshi. 

Shfaqjen e kanë pritur me padurim edhe aktorë të njohur, si Monika Lubonja. “Është një gjë shumë e veçantë, sepse “Tri motrat” e Çehovit vihet për herë të parë në Teatrin Kombëtar. Dhe ajo çfarë unë do ta quaja që bën pak revolucion, pak por edhe shumë, është që spektatori të ulet të shoh teatër për tre orë e gjysmë me gjysmë ore pushim. Dhe pse jo, unë do të dëshiroj të mësonin dhe spektatorin të kishte një teatër me orë të gjata". 

Suksesi i shfaqjes erdhi falë realizimit të një performance të shkëlqyer teatrale për publikun, ku shfaqen profile të veçanta të aktorëve si Bujar Asqeriu, Elia Zaharia, Helidon Fino, Mehdi Malkaj, Naun Shundi, Anila Bisha, etj, etj.
 
Kostumografia e Berina Kokonës dhe skenografia ishin një risi më vete.
 
Spektatorja më e vogël Andrra, e cila u kënaq shumë me lojën e aktorëve, kishte një arsye të vetën për të ndjekur premierën e Çehovit.
 
“Kam ardhur të shoh aktoren Anila Bisha, një nga shoqet e mamit dhe të babit”, thotë ajo.
 
Shfaqja do të ngjitet në skenë edhe sot në mbrëmje. Suksesi i parashikuar edhe nga vet publiku ka bërë të shiten të gjitha biletat për dy ditët e para. Ndërkohë shfaqjet do të vijojnë më pas në datat 20-21-22-23-24 Janar ora 19:00./Report TV/
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet nesër 'Tirana pa makina', Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera

Rikthehet nesër 'Tirana pa makina', Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera