Shfaqet pas disa orësh i zhdukur
kreu i zgjedhjeve të Maqedonisë

Shfaqet pas disa orësh i zhdukur<br />kreu i zgjedhjeve të Maqedonisë
Maqedoni-Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Çiçakovski është shfaqur mbrëmjen e djeshme, disa orë pasi kishte humbur kontaktet.
 
Mediat maqedonase, dje pasdite duke iu referuar burimeve pranë Komisionit të Zgjedhjeve, ngritën alarmin se ai mund të ishte rrëmbyer, por pas 8 orësh, Aleksandar Çiçakovski doli sërish në publik.
 
Në mbrëmje përmes një konference, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski shpalli edhe rezultatet zyrtare.
 
Sipas KSHZ-së, në të gjitha zonat zgjedhore VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM – 49, BDI -10, BESA -5, LR-PDSH – 3, dhe PDSH-ja -2.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji