Shfaqja ‘Kreolët e Ballkanit’​ në TKES, Petrovci: Evropa do të jetë një komb, për shkak të interesave ekonomike

Në Ballkan nuk ka dominuar urtësia ose mirëkuptimi, por kanë dominuar fituesit. Fituesit ndërroheshin edhe mirëkuptim nuk kishte. Nëse do të kishte urtësi, atëherë fituesi s’do të ishte i rëndësishëm. Për këtë Enver Petrovci shkroi para 30 vitesh veprën “Kreolët e Ballkanit” (1989). Në pjesën e shkruar dhjetë vite para Luftës në Kosovë (1998), Petrovci parashikoi ngjarjet që do të ndodhnin para edhe pas luftës në Kosovë. Gjatë prezantimit të shfaqjes për mediet “Kreolët e Ballkanit” që do të ngjitet në Teatrin e Eksperimental, Petrovci tregon se parashikoi edhe ëndrrën e pamundur të shqiptarëve të Kosovës, që ky vend do të dilte shtet më vete

“Gjërat që i kam shkruar, kanë ndodhur. Ka ndodhur madje edhe ajo e pabesueshme për ne, që Kosova do të bëhet shtet. Në vitin 1989 ka qenë një ëndërr për ne, por që unë e kisha parashikuar,”- shprehet Petrovci.

Dashuria, lumturia, hakmarrja, tradhtia, por edhe shpresa për një botë më të mirë janë pjesë e kësaj shfaqje, që ka në qendër kreolët.

“Në pesë role, tre janë kreolë. Kreolë do të thotë fëmijë të lindur nga prindër të përzierë, kombëtar apo racor. Kemi një kreol serbo-shqiptar, që mbron qeverinë edhe krahun tjetër shqiptaro-serb që është përcaktuar për çështjet shqiptare. Kemi edhe një vajzë (Vanesa Petrovci), e cila është kreol edhe nuk ka vetëdije për këtë, di vetëm që të luftojë për mbijetesë... Në fund del se gjithçka ndodh për dashuri edhe sa bukur është që të dashurosh. Ky është mesazhi,”- u shpreh më tej aktori.

Ndërsa, Petrovci nuk e fsheh as mendimin e tij për bashkim të dy shteteve Kosovës dhe Shqipërisë: “Është aq e logjikshme të më pyesni mua, saqë është vetëm proces, evolucion kjo gjë. Evropa do të jetë një komb, jo vetëm sepse ne duhemi në mes veti, por sepse interesat ekonomike na fusin në bashkim”.

Çfarë ka ndryshuar nga viti 1989 deri më sot?

 “Sigurisht që serbët e ndiejnë veten si humbës, humbësi ka të drejtë që të hidhërohet, siç jemi hidhëruar në 100 e ca vite. Ju kam thënë se ju 120 vjet nuk keni dit me udhëheq, na lejoni ne që të udhëheqim 100 vjet. Nëse nuk dimë, çohuni edhe bëni luftë. Fituesi ose humbësi janë të njëjtë, disa të marrin shpirtin, të tjerët të marrin tokën”.

Ndërsa aktorja Vanesa Petrovci u shpreh se: “Për mua është hera e parë që po punoj me babin në skenë. Marrëdhënia mes shqiptarëve edhe serbëve ka qenë edhe shumë e acaruar. Edhe pse është pakësuar ky acarim, ende vazhdon që të jetë kjo situatë. Kur e kam parë shfaqjen për herë të parë kam qenë pesë vjeç edhe këtë rol e kam pëlqyer shumë”.

Premiera e shfaqjes “Kreolët e Ballkanit” është më 8 dhe 9 dhjetor ora 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja