Shfaqja teatrale 'Tumja e Kajës' rikthen traditën në Kukës

Një nga legjendat më të bukura të letërsisë shqipe nga Eposi i Bjeshkëve të Lumës, “Tumja e Kajës” shkruar nga Petrit Palushi është vënë në skenë nga regjisori Glejvis Lleshaj dhe aktorët amatorë, nxënës të gjimnazit të Kukësit. 

Legjenda tregon se si zanat e sjellin Kajën tek nëna e vet, nëna vdes e bëhet gurë e guri bëhet dritë.

Autori, Petrit Palushi vlerëson interpretimin e sidomos ruajtjen e origjinalitetit të dialektit geg. Edhe për regjisorin Lleshaj, loja e aktoreve amatore ishte befasuese.

Kjo shfaqje, një udhëtim nëpër historinë dhe traditën e Lumës, solli përjetime të thella emocionale tek publiku dhe artëdashësit.

Tumja e Kajës” është një prej 60 legjendave të librit “Eposi i Bjeshkëve të Lumës” të mbledhura në terren dhe të rishkruara nga shkrimtari Petrit Palushi dhe të përkthyera në anglisht nga Hekuran Koka.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet