Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës duke e quajtur atë një shfaqje të shëmtuar. Ai tha se Shqipëria del në lajmet e mediave austriake 3-5 herë në vit dhe një prej tyre pati temë kryesore dhunën.
“Shqipëria del në lajmet e mbrëmjes austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një rast i tillë, për fat të keq, me temë kryesore dhunën. Ishte një shfaqje e madhe e forcës së qytetarëve të angazhuar deri sa nisën të hidhnin gurë. Mundësi e humbur. Me që ra fjala, një sjellje kjo jo unike për opozitën aktuale”, tha Johann Sattler.
Pas deklaratës së Sattler, ka ardhur dhe reagimi i drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga i cili i është drejtuar ambasadorit austriak me një replikë lidhur me komentin e tij mbi imazhin e Shqipërisë. Fuga thotë se Shqipëria është ndryshe nga ajo që i pa dje në protestë. Ai gjithashtu theksoi se duhet të duartrokitet policia për sjelljen profesionale përballë sulmeve të protestuesve.
“Unë mendoj se ne duhet të duartrokasim policinë për sjelljen e tyre jashtëzakonisht profesionale. Asnjë përplasje e vetme midis forcave të policisë dhe protestuesve, edhe pse gurë dhe flakë u hodhën disa herë drejt ndërtesës qeveritare. Por Shqipëria është ndryshe dhe nuk është ajo që pamë dje”, përfundoi Fuga.

Replika e Fugës me ambasadorin austriak
-
Through? Really? Pres me shume nga nje drejtor komunikimi. Nuk esht profesjonale. Lejohet ne insta por jo ne nje komunikim qeveritar. Me falni qe po po bej policin drejtshkrimor
Përgjigju -
Zoteri ambasador Satler,nese populli shqipetar do te ishte i kompletuar me nje ekonomi, te mundshme per te jetuar,vertet s'esht e pranushme dhuna ne proteste.Juve nuk e shikoni gjendjen e popullit ;ku shtypen njeri tjetrin ,per tu larguar ,ndoshta bejne nje jete me te mir ne Evrope.Zoteri eshte e leht te besh nga karshi vleresime e kritika ,por nese per nje cast do bashkoheshe me kete pooull ,per te jetuar ;te jesh i sigurt se do mallekoje veten ,pse zoti te le gjall.Kur njeriut i ka vajtur thikane palce ,nuk mund te pyes per xhama e pllaka qe vet i ka ndertuar .Mos i beni moral fukarait ,por nese doni vertet ta ndihmoni ,i kerkoni politikes shqipetare nje zhvillim ndryshe ,nje politik te jet per te gjith ,jo vetem per te mbush xhepat e qeveritareve e politikaneve .Popujt ne evrope ,i kerkojne te drejtat e tyre ,edhe per ngritien enje cmimi 10 apo 20 cent,edhe me dhune ,dhe e fitojne te drejten e tyre .Kurse shqiptareve u kerkoni te dalin ne tubim, me duar ne xhepa ,sikur te ishte per eskursion .Ju me siguri e dini gjendien e shqipetareve ,por ju intereson ti mbuloni me kritika e percmime .Nese vertet deshironi ti ndihmoni ,ndiko sa te mundesh ,te bashkohemi edhe ne me popullin evropian .Zoti na ndimofte .
Përgjigju











Komente
Komento