Fun Fair Albania” vijon edhe sot duke sjellë argëtimin për të gjithë fëmijët. Nga lojërat e ndryshme, aktivitetet kreative, shfaqjet e dedikuara e ‘face painting’, fëmijët mund të shijojnë dhe provojnë eksperienca të ndryshme që e bëjnë këtë ditë të paharrueshme.

Këtë ftesë e ka bërë edhe kryeministri Rama në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të vizituar Fun Fair Albania, në këtë 1 Qershor, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Rama.