Shfrytëzimi i interteve
Gjoba 12 subjekteve

Shfrytëzimi i interteve<br />Gjoba 12 subjekteve
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar gjatë një aksioni të zhvilluar për kontrollin dhe shfrytëzimin e paligjshëm të disa baseneve ujore përgjatë shtretërve të lumenjve Mat, Drin, Kir dhe Erzen, rezultuan se 12 subjekte shfrytëzonin materiale inerte gjatë periudhës së ndaluar.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe vendim Keshillit Kombëtar të Ujit nga 1 Nëntori deri ne 31 Maj, nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë baseni ujor në të gjithë Shqipërinë.

INUK në bashkëpunim me policinë e Shkodrës sekuestroi të gjitha mjetet e kapura në flagrancë duke zbatuar të gjitha procedurat ligjore, në të 12 subjektet, të cilat ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm, në nxjerrjen dhe shfrytëzimin e materialeve inerte në shtretërit e lumenjve.

Për të gjitha këto subjekte, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vendosi saksione administrative dhe gjoba me një vlerë totale 24 milion lekë. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset