Shfrytëzonte për prostitucion dy vajza shqiptare, pranga italianit

Një 55-vjeçar italian është vënë në pranga pasi akuzohet se shfrytëzonte dy vajza shqiptare për prostitucion. Sipas mediave italiane, mësohet se arrestimi i italianit është bërë në Napoli, pas hetimeve që ishin bërë prej disa javësh. Policia italiane ka kapur 55-vjeçarin që me makinën e tij shoqëronte dy femrat shqiptare në rrugë, duke i shfrytëzuar dhe ruajtur me qëllim që të mos i ngacmonte njeri. Italiani, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar për akuzën e “shfrytëzimit të femrave për prostitucion”.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik