Shfrytëzonte vajzën 7-vjeçare
për të lypur, pranga babait 

Një 32-vjeçar u arrestua sot nga efektivë të policisë së Vlorës, pasi shfrytëzonte vajzën e tij të mitur për të lypur në rrugët e qytetit bregdetar.

Në pranga, është vënë Romeo Moku, banues në Vlorë, i cili njihet nga policia si person me preçedent penal në tendencën e vjedhjes. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Moku u arrestua pas një hetimi 1-mujor për arsye se shfrytëzonte për "lypje" vajzën e tij 7-vjeçare R.S..

32-vjeçari e nxirrte vajzën duke e mbajtur nën kontroll në zonën e pedonales dhe në lokalet e rrugës kryesore "Vlorë-Skelë" dhe e detyronte që të gjitha fitimet e grumbulluara nga lypja t'ia jepte të atit, shtojnë të njëjtat burime.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit