Mbrëmjen e djeshme në fshatin Poçem të Fierit Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sekuestruar disa automjete, një eskavatyor dhe një kamion, që po kryenin ndërhyrje në lumin Vjosë me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi.
E pranishme për sekuestrimin ishte edhe policia e cila mbërriti në vendngjarje pas marrjes së informacionit se disa fadroma po kryenin ndërhyrje me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratin e lumenjve.
Aksione të tilla nga IKMT në këtë zonë ka pasur edhe pak ditë më parë në Milot, ndërkohë që edhe më herët një tjetër aksion u zhvillua pranë urës së Drashovicës si dhe një javë më parë po në Milot si pasojë e të cilave janë sekuestruar dy automjete tip ‘fadrome’ që po kryenin ndërhyrje në grykëderdhje të lumit Mat.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)