Shfrytëzimi pa kriter i guroreve dëmton mjedisin në Qarkun e Beratit

/ATSH/ - Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Beratit ka nisur inspektimin e vendeve të dëmtuara nga shfrytëzimi i paligjshëm i guroreve, për nxjerrjen e pllakave dekorative nga guri gëlqeror.
Drejtues të kësaj administrate ishin në fshatin Novaj, ku në vitet e shkuara është punuar pa kriter për nxjerrien dhe shfrytëzimin e pllakave dekorative të gurit gëlqeror.
Gjendja ka ndryshuar pas shpalljes Park Kombëtar dhe me krijimin e AKZM-së. "Kujdesi dhe zbatimi i ligjit për ruajtjen e vlerave natyrore, si dhe ndëshkimi i kundravajtësve ka bërë që mjetet e rënda të largohen. Por ende ka persona që nxjerrin pllaka fshehurazi me mjete primitive si leva e çekan. Për ta eleminuar plotësisht këtë fenomen kërkohet një bashkëpunim i të gjitha strukturave dhe institucioneve qëndrore dhe të pushtetit lokal", thonë administratorët e këtij parku. Ata tashmë po mendojnë edhe për pyllëzimin dhe rivitalizimin e zonave të dëmtuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten