Shfrytëzimi pa kriter i inerteve, po
shkatërrojnë shtratin e lumit Vjosë

Shfrytëzimi pa kriter i inerteve, po<br />shkatërrojnë shtratin e lumit Vjosë
FIER - Shtrati i lumit Vjosë në segmente të veçanta të tij është gërryer si pasojë e marrjes së lëndëve inerte pa kriter. Kjo ka ndodhur në vendin e quajtur fshati Nuse Lalaj të komunës Frakull të rrethit Fier.

Vetëm për një muaj e gjysmë, lumi Vjosë në një gjatësi prej 1 kilometër, ka ndryshuar shtratin e tij të zakonshëm duke u zgjeruar në drejtim të tokave bujqësore. Kryetari i kësaj komune Viktor Cervenaku është shprehur për “A1 Report” se në lumin Vjosë po bëhet një masakër, nga marrja e lëndëve inerte pa kriter dhe në mënyrë të paligjshme.

Sipas Cervenakut një firmë nga Vlora në mënyrë të paligjshme dhe jashtë çdo kriteri ka hyrë në territorin e Fierit duke futur në punë eskavator të fuqishëm, duke marrë zhavorin e lumit në mënyrë të pakontrolluar.

"Po punohet në mënyrë barbare nga një firmë nga Vlora. Po shfrytëzon shtratin e lumit në mënyrë barbare. Nuk zotëron asnjë dokumentacion , as në komunën Novoselë. Eshte komplet pa leje. Pres që shteti të ndërhyjë"- thotë Cervenaku

Gërmimet janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen jo vetëm në lumë, por edhe anës tij duke krijuar erozione te tokat bujqësore të fermerëve të komunës Frakull. Kreu i komunës Frakull shprehet se ka një vendim qeverie, ku thuhet se lumi Vjosë deri në vitin 2017 nuk duhet të shfrytëzohet nga ura e Mifolit deri në Cakran.

Redaksia Online
(us/by/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin