'Shfrytëzoni këtë ditë për çdo gjë që keni për të thënë...' horoskopi për ditën e sotme

'Shfrytëzoni këtë ditë për çdo gjë që keni për të thënë...' horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Ju dëshironi me çdo kusht që të pajtohen me mendimet tuaja, keni qëllime të mira, por me këtë Venus në dizavantazh nuk është e lehtë që disa t’ju kuptojnë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Ka një tension rreth jush dhe ndjehet, megjithatë, përgjatë mbrëmjes yjet ju ndihmojnë të kapërceni konfliktet. Në punë është koha të luani kartat tuaja, madje dhe asin nën mëngë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Mundohuni të qëndroni me njerëzit që doni dhe shmangni situatat që mund të bëhen të pamenaxhueshme. Në punë nuk keni pse të komprometoni suksesin përfundimtar të iniciativave duke menduar vetëm negativisht.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të kesh një hënë të favorshme mund të jetë një tregues për të demonstruar aftësinë për të zgjidhur disa probleme. Nuk është e lehtë të gjesh ide të reja në punë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Nga kjo e shtunë dhe të dielën, do të jetë e mundur të rifilloni diçka që dukej e humbur. Në punë ju duket sikur keni ngecur, por mund të gjeni ide të mira që gjërat të shkojnë vaj.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Ditë e vështirë kjo e shtunë për shkak të pozicionit të Hënës. Ndoshta jeni me një person që dëshiron të jetë me dikë tjetër. Pozitiviteti dhe fryma e mirë rikthehen në punë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Çfarëdo që keni për të thënë, është më mirë ta shfrytëzoni këtë ditë sesa ta lini për më vonë. Në punë duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme. Bëjini ato këtë të shtunë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Intuita juaj zakonisht përfundon në gjëra të favorshme, këtë të shtunë do të keni një shans të mirë për veprim. Lajm i mirë edhe në frontin e punës.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Ndoshta është koha për të bërë një pushim dhe për të qartësuar mendjen dhe ndjenjat tuaja, kjo e shtunë duket se është një ditë e pasigurt. Puna ju jep shumë kënaqësi, por kujdes të mos e teproni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Këtë ditë të parë të fundjavës zgjoheni më të disponueshëm, ndiheni optimistë. Do të debatoni për punën, por edhe do t’ia dilni të fitoni.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Keni aftësi të mira të të folurit, mund të menaxhoni më mirë marrëdhëniet tuaja. Nuk është një periudhë e mirë në punë, gjithsesi do të kalojë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Do të mund të rilidheni me një person në rast se ka pasur një ndarje. Paratë janë futur në një ngërç, por një shumë e mirë iu vjen deri në fund të muajit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj