FIER- Dy nëna në Fier janë vënën nën hetim nga policia, pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur.

Gratë të moshave 36 dhe 27 vjeç u konstatuan nga policia e  Fierit në zona të ndryshme teksa kishin nxjerrë fëmijët e tyre për të lypur. Fëmijët e mitur i përkojnë moshave 8 dhe 11 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Fierit apelon për prindërit dhe për qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton edhe shëndetin psiko-emocional të të miturit.