Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 policja tutore! ‘Koka’ një kolumbiane, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
Policia ka goditur një rrjet prostitucioni në Tiranë ndërsa ka ekzekutuar 11 masa sigurie. Në kërkim janë tre persona, mes të cilëve edhe tutorja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia.
Një rrjet prostitucioni që dirigjohej nga Kolumbia në Tiranë u shkatërrua me 11 urdhër-arreste me vendim gjykate, në mesin e të cilave një efektive policie e Komisariatit nr. 4, Anisa Brahaj.
Efektivja ndodhet në masë “arresti shtëpiak” dhe akuzohet të ishte tutorë e vajzave të cilave u siguronte edhe akomodim.
Ndërkohë 6 persona të tjerë u arrestuan mes të cilëve një taksist, Esmerald Sulollari, 39 vjeç, i cili merrte në Rinas vajzat kolumbiane që kryenin këtë shërbim në Tiranë. Sulollari, paratë që përfitoheshin nga 44 kolumbiane që ishin në Tiranë si prostituta që paguheshin 200 deri në 250 euro, i niste tek organizatorja e grupit në Kolumbi, Gabriela Martinez, 47 vjeçe, përmes pikave të transfertave të parave ose me Bitcoin. Ajo u shpall në kërkim bashkë me 2 të tjerë, një të huaj 22 vjeçe, dhe një shqiptar 30 vjeç.
1. Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”
2. Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
3. Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
4. Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”
5. Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
6. Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
Arrest në Shtëpi:
1. Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”.
2. Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Report Tv siguron foton, ja kush është kolumbiania që drejtonte rrjetin e prostitucionit në Tiranë
Report Tv dhe Shqiptarja. com kanë siguruar foton e 47- vjeçares nga Kolumbia, Gabriela Martinez, e cila drejtonte rrjetin e prostitucionit që u godit sot nga polcia në Tiranë.
Së bashku edhe me persona të tjerë në Shqipëri, njëra prej tyre punonjësja e policisë, 47-vjeçarja siguronte akomodimin e vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion.
Ska lek prostituzioni dhe droga lek ka ke karriket e parlamentit aty behet gjith pazari si te vrasin e si te vjedhin zot na ruj nga kto kriminel e nga kto pushtues
Përgjigju
Tasimi: 21/03/2025 12:28
Hapni shpi publike te q.... aty te kontrollohen si è kan pashaporta BE se po na fusin nai smunje pa kontroll do dalin te gjith kurvat me pashaport BE
Përgjigju
Sondazhi i ditës:21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
Shumë
83.7%
Pak
12.1%
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1072
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
Ska lek prostituzioni dhe droga lek ka ke karriket e parlamentit aty behet gjith pazari si te vrasin e si te vjedhin zot na ruj nga kto kriminel e nga kto pushtues
PërgjigjuHapni shpi publike te q.... aty te kontrollohen si è kan pashaporta BE se po na fusin nai smunje pa kontroll do dalin te gjith kurvat me pashaport BE
Përgjigju