Përveç dhunës ndaj bashkëshortes së tij 27-vjeçare, Vilson Gjata e shfrytëzonte atë edhe për përfitime të tjera të paligjshme, për prostitucion. Bashkëshortja e tij u detyrua që për një kohë të gjatë të prostituonte, ndërsa fitimet nga aktiviteti ndaheshin mes bashkëshortit të saj dhe një tjetër personi. 26-vjeçari krijoi një skemë të mirëmenduar për shfrytëzimin e të resë, ndërsa në të u përfshi edhe Petrit Osmanllari, 70 vjeç.

I moshuari i kishte vënë në dispozicion ambientet e banesës së tij për aktivitetin si dhe siguronte klientët për zhvillimin e prostitucionit. Policia ka arrestuar Vilson Gjatën dhe Petrit Osmanllarin, pas hetimeve që kanë zgjatur për disa muaj, deri në dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Përmes provave të dokumentuara u zhvillua operacioni “Exploitation”, ndërsa të dy akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, plagosja të lehtë me dashje dhe dhuna në familje. Policia ka dyshime se pjesë e kësaj skeme janë edhe persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikim dhe verifikim të plotë. Materialet tashmë janë në duartë e organit të akuzës, i cili do të vijoj me tej me veprimet hetimore.