Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë. Sipas policisë, Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë është dënuar në 2018 nga Gjykata e Apelit Aquila me 9 vjet e 10 muaj burg.

"Ky shtetas,në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007", thuhet në njoftimin e policisë.

37-vjeçari akuzohet për shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Pas procedurave të arrestimit, Ergust Dumitru (Bubeqi) do të ekstradohet në Itali.