Reshjet e shiut duket se do të na shoqërojnë edhe për pak kohë. Për sa i përket ditës së nesërme, pritet të kemi reshje mesatare dhe intensive, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës.
Mesdita dhe në vijim do të sjellë një dobësim të reshjeve, duke bërë që të kemi një përmirësim të situatës meterologjike, kryesisht gjatë fundjavës.
Fundjava do të paraqitet kryesisht me mot të kthjellët, dhe me temperature disi më të larta. Për sa i përket temperaturave, gjatë kësaj jave janë paraqitur më të freskëta për shkak të pranisë së vransirave, por edhe reshjeve të shiut të cilat kanë bërë të kemi një rënie të temperaturave si gjatë mëngjesit ashtu edhe gjatë mesditës. Duke nisur nga a enjtja dhe deri në vijim do të kemi një rritje graduale të temperaturave, duke bërë që gjatë fundjavës të kemi temperature deri në 26 gradë Celsius.
Ekziston mundësia për përmbytje, pasi po marrim një sasi të konsiderueshme reshjesh për një kohë të shkurtër. Edhe muaji qershor që është edhe muaji i parë i verës, pritet të nisë me temperatura disi më të freskëta, pasi do të kemi një prezencë të dukshme të reshjeve të shiut. Gjithashtu pritet që prezencë të dukshme të shiut të kemi në 15-ditëshin e parë të muajit, ndërsa pjesa tjetër e qershorit do të jetë kryesisht me temperature të larta por edhe me mot të kthjellët.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
85.8%
-
Të gabuar
4.1%
-
S'më intereson
10%
Vota total: 1159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijon i nxehti afrikan, termometri në fundjavë do të shënojë deri në 43 gradë Celcius
13 Korrik, 07:47
-
Fundjavë me diell dhe temperaturave deri në 38 gradë Celsius, ja parashikimi i motit
29 Qershor, 07:11
-
Kthjellime dhe reshje lokale shiu, si parashikohet moti për sot
28 Qershor, 07:53
-
Alternime vranësirash dhe kthjellime, si parashikohet moti për sot
27 Qershor, 07:29
-
Anticikloni Afrikan po vijon të tërhiqet, ja parashikimi i motit për këtë javë
24 Qershor, 07:10
-
I nxehti afrikan, dje ishte dita më e nxehtë e Qershorit! Në Berat u shënua rekordi 42.5 gradë Celcius! Nga sot fillon rënia
22 Qershor, 12:34
-
Mbrëmë përjetuam natë 'tropikale', të dielën nis rënia e temperaturave! Një këshillë për ata që do shkojnë në plazh
22 Qershor, 07:11
-
Përgatituni/ Sot dita më e nxehtë e qershorit, temperaturat deri në 41 gradë Celcius
21 Qershor, 07:37
-
I nxehti afrikan dhe pluhuri i Saharasë përfshin vendin! Nesër termometri shënon kulmin! Ja kur do kemi ulje dhe ca pika shi
20 Qershor, 13:36
-
Anticikloni Afrikan/ Ditë të nxehta priten gjatë javës në vijim, temperatura deri në 43 gradë Celcius
16 Qershor, 18:43
-
Fundjava me diell dhe temperatura deri në 35 gradë Celcius, ja parashimi i motit
15 Qershor, 07:30
-
Na pret një verë e nxehtë dhe e thatë
14 Qershor, 14:46