Shi dhe shtrëngata, përgatituni për një fundjavë dimërore

Shi dhe shtrëngata, përgatituni për një fundjavë dimërore

Foto ilustruese

Jemi në fillim të muajit tetor dhe të themi të drjetën nuk e kemi ndjerë ende hyrjen e stinës së vjeshtës dhe me këtë mot duket sikur dimri nuk kishte ndërmend të vinte. Por koha e bukur me diell kaq ishte, pasi pasditen e sotme do të ndryshojë gjithçka.

Pas javëve të fundit me temperatura të larta e të pazakonta për stinën, vendi ynë do të përfshihet nga një ulje temperaturash dhe shtrëngata shiu. Sipas Institutit të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet Durrës, Dibër dhe Tiranë pritet të ketë reshje të konsiderueshme shiu, duke filluar nga mbrëmja e kësaj të shtune e për të vijuar të dielën.

Në disa zona malore, sipas IGJEUM, nuk përjashtohet mundësia që të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër. Temperaturat nesër (e diel) pritet të arrijnë: Në bregdet: 17 / 24 °C, në vendet e ulëta: 16 / 26 °C dhe në vendet malore 10 / 21 °C. Kështu që mos harroni të merrni çadrat me vete dhe vishuni mirë pasi mund të sëmureni.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë