Shi në orët e para të ditës, si parashikohet moti për sot

Shi në orët e para të ditës, si parashikohet moti për sot

Foto ilustruese

Vranësira të dendura dhe shira afatshkurtër e të pakët dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë, ku me të dukshme reshjet do jenë në gjysmën lindore. Edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime  reshjet mbeten prezente deri pak pas mesditës kur moti kthjellohet fillimisht në ultësirën perëndimore dhe me pas gjatë mbrëmjes moti i kthjellët do të dominojnë në të gjithë territorin shqiptar.               

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e drekës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do fryjë e mesatare në tokë por e fortë n det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu dominojnë dy ekstremet e kontinentit Europian Veri dhe Jug, ku herë pas herë do të ketë stuhi ere. Ndërsa Gadishulli Iberik, Brigjet Greke dhe Europa Qëndrore vijojnë me kthjellime dhe do kenë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajërit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë

Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë