Gjatë 7 muajve të parë të vitit 2019, 18 523 familje kanë përfituar bonusin e bebeve, duke ndihmuar sado pak familjet, kryesisht ato të reja. Përfitues të çekut të bebeve janë dhe fëmijët që lindin jashtë vendit tonë, por që rikthen ne Shqipëri për tu regjistruar pranë zyrave të gjendjes civile.
Drejtoresha e përgjithshme e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj, shpjegoi për Report Tv, proceduarat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar çekun e bebeve.
“Sapo paraqesin dokumentacionin marrin çekun dhe shkojnë në bankë për të tërhequr lekët. Për të gjitha rastet kur lindjet bëhen brenda spitaleve publike, çeku lëshohet nga spitali publik, pra materniteti. Për rastet kur lindin në spitale private apo për ata të cilët kanë lindur jashtë territorit shqiptar dhe janë kthyer kanë bërë regjistrimin në zyrat e gjendjes civile brenda territorit shqiptar, çeku i bebeve lëshohet pranë zyrave të shërbimit social shtetëror”-u shpreh Xhafaj
Xhafaj gjithashtu bëri publik edhe numrin e familjeve përfituese të bonusit deri në muajin korrik.
“18 523 persona kanë përfituar nga lindja e fëmijës. Ne mund të ndajmë që 13 684 lindje janë bërë në spitalin publik, 1300 kanë qenë lindje në spitale private dhe 3589 kanë qenë lindje jashtë, por që kthehen për t'u regjistruar në zyrat e gjendjes civile brenda vendit”-tha Merita Xhafaj
Bonusi i bebeve ndihmon në fuqizimin ekonomik te familjes, por dhe në uljen e numrit të fëmijëve të paregjistruar, ku problematika më e madhe hasej në minoritetin rom. Familjet që mirëpresin për herë të parë një fëmije, përfitojnë 40 000 lekë. Për fëmijën e dytë përfitohen 80 000 lekë, ndërsa për familjet që shtohen për herë të tretë, përfitojnë 120 000 mijë lekë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor, 15:30
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor, 18:35
-
Vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, Koçiu: Janë aplikuar mbi 9,344 doza te moshat 13-20 vjeçe
23 Nëntor, 15:17
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor, 16:42
-
Importet e barnave nga India, Bangaldeshi e Kina me autorizim ministri, KLSH: Në 3 vite pa analiza fiziko-kimike
20 Nëntor, 07:44
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
'Bonusi i bebes', prej janarit 2019 përfituan 227 mijë fëmijë
12 Nëntor, 09:05
-
Koçiu: Shërbim dentar falas edhe të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit
26 Tetor, 15:52