KOSOVË- Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë alarmante! Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur betejën me këtë virus 15 persona, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv 226 të tjerë.
Në njoftimin zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se në total numri i të infektuarve ka shkuar në 8330, ndërsa janë regjistruar 227 viktima.
Një shifër optimiste është numri i të shëruarve, ku gjatë 24 orëve mësohet se janë shëruar 115 persona.
"115 të shëruar dhe 226 raste me COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Podujevë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 18 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Vushtrri 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Prizren, Shtime, Shtërpce dhe Suharekë", njofton Ministria e Shëndetësisë.
hajdeni ne Shqiperi qe te nderrojme viruset o ju dhjefsha rracen ....rrini mor tru thare ne shtepi se nuk vdisni po nuk shkuat ne plazh ju morracake qe laheni me gjith fustanin e marteses. opo nuk ze men robi i trashe.gjith bota mbyll rruget keta injorantet vijne ketu qe o zot mos por me fillu mir nuk ka per te ngel njeri pa qare te vdekurit
Përgjigju