Shifra rekord! Emigracioni pritet t'i shtojë popullsisë britanike 6.1 milionë njerëz deri në vitin 2036
Foto nga Britania e Madhe
Popullsisë së Britanisë së Madhe pritet që t’i shtohen 6.1 milionë njerëz deri në vitin 2036, për shkak të emigracionit. Diçka e tillë pritet që të shtojë presionin, që ekziston tashmë, për kryeministrin Rishi Sunak që ta frenojë fenomenin përpara zgjedhjeve.
Rritja, e regjistruar gjatë një periudhe prej më shumë se 15 vitesh, pasqyron një parashikim prej 541 mijë lindjesh më shumë se vdekje dhe migrimin ndërkombëtar neto prej 6.1 milionë njerëzish.
Shifrat e publikuara në nëntor treguan se emigracioni vjetor neto në Britaninë e Madhe arriti një rekord prej 745 mijë njerëzish deri në vitin 2022 dhe ka mbetur i lartë që atëherë, raporton Reuters.
Vendi pret emigrantë edhe nga vende si India, Nigeria dhe Kina por edhe nga vende të Europës. Projeksionet e publikuara sot vlerësojnë një nivel neto emigrimi prej 315 mijë njerëzish në vit nga mesi i vitit 2028 e në vazhdim.
Sunak është nën presion për të reduktuar nivelin e lartë të imigracionit legal, i cili ka dominuar prej kohësh peizazhin politik britanik dhe do të jetë një çështje madhore në zgjedhjet që priten më vonë këtë vit.
Qeveria e tij muajin e kaluar njoftoi masa më të ashpra për viza, duke përfshirë rritjen e kufirit të pagës minimale për disa emigrantë që sjellin anëtarë të familjes në vend, një veprim i kritikuar nga bizneset dhe sindikatat.
Sipas parashikimeve, popullsia e Britanisë së Madhe pritet të arrijë në 70 milionë deri në mesin e vitit 2026.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)
22 Dhjetor, 19:58
-
FOTO/ Mbreti Charles III në panairin e komunitetit në Britani, i mahnitur nga veshjet kombëtare shqiptare
22 Dhjetor, 15:36
-
Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar
22 Dhjetor, 09:28
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor, 08:59
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Kontrabandoi 14 shqiptarë drejt Britanisë në një kamion bagëtish, arrestohet shoferi irlandez
20 Dhjetor, 11:12
-
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë të dekadës
20 Dhjetor, 11:08
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor, 15:58
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor, 14:17