Shifra të frikshme,'Bunkeri Juve'
621 minuta pa pësuar asnjë gol
A është kjo mbrojtja më e mirë në historinë e Juventusit? Nëse i hedhim një sy shifrave që ka reparti i prapavijës tek bardhezinjtë, atëherë pyetja është mëse legjitime. Asnjë gol i pësuar në ndeshjet brenda në shtëpi.
A është kjo mbrojtja më e mirë në historinë e Juventusit? Nëse i hedhim një sy shifrave që ka reparti i prapavijës tek bardhezinjtë, atëherë pyetja është mëse legjitime. Asnjë gol i pësuar në ndeshjet brenda në shtëpi.
Një lojtar i vetëm mund të të dhurojë fitoren dhe nëse skuadra ka një mbrojtje të fortë, këtu shtohet dhe fitimi i kampionatit, titujt kampionë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.
Në edicionin futbollistik 2016-2017 ecuria e Juventusit është e jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi do të futet në librat e historisë në botën e futbollit.
Treshja e famshme Messi-Suarez-Neymar nuk arriti dot ta mposhte murin bardhezi dhe legjëndën e portës Gianluiggi Buffon. 621 minuta dhe zero gola të pësuar. Statistikë e frikshme për kundërshtarët e “Zonjës së Vjetër”.
Meritë absolute ka treshja e prapavijës, Barzagli-Bonucci-Chiellini. Për ta vitet kalojnë, por ky fakt nuk përmbën problem, përkundrazi i maturon dhe i bën më të sigurt. Alex Sandro është garancia në krahun e majtë, një tjetër vlerë e shtuar është emri i Dani Alves. Miralem Pjanic është truri i mesfushës.
Gianluiggi Buffon, 621 minuta e portën e pa prekur, pa dyshim që merita është edhe atij. Një jetë në portën e bardhezinjve, ndoshta Giggi i këtij sezoni është më i mirë që mund të kemi pari ndonjëherë. Champions League është trofeu që i mungon një legjende si ai.
Më njërën këmbë pranë finales së Cardiff, e nëse objektivi arrihet, ndoshta do të pasohet edhe me një tjetër trofe, atë të “Topit të Artë”. Janë me njerën dorë tek titulli i 7- kampionë si dhe kanë një finale për tu lujatur, atë të Kupës së Italisë”.
Sulmi është qershira mbi tortë. Higuain-Dybala-Mandzukic, tre emrat që të dërgojnë drejt fundit të rrjetës. Juventusin e ndajnë nga pjesa e të bërit histori, vetëm 2 takime. Performanca e kampionëve të Italisë përgjatë këtij sezoni, të bën të besosh se objektivi është i realizueshëm.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.3%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla
4 Tetor, 21:06
-
Me urinë, gjysmë domate për 4 ditë, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk
4 Tetor, 21:05
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51
-
Mero Baze: Urdhëdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër
4 Tetor, 20:50
-
Përmbytjet në Vlorë, mblidhet shtabi i emergjencës, Dredha: Me natyrën nuk bëjmë dot garë! Reshjet brenda 2 orëve ishin sa prurjet gjatë vjeshtë-dimër
4 Tetor, 20:42
-
Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës
4 Tetor, 20:36
-
Studio Live/ Pensionet Shqipëri-Itali, Ekspertët: Politika italiane është ndërgjegjësuar për kontributin e shqiptarëve! Trajtim i barabartë
4 Tetor, 20:26
-
Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga SHBA-ja do ta vizitojë Rusinë
4 Tetor, 20:24
-
Shkodër/ Hapet tenderi 11 milion euro për Uren e Bahcallekut deri tek harku i Bërdicës
4 Tetor, 20:14
-
Gjendet i pajetë 40- vjeçari në aksin Korçë-Pogradec, përplaset nga një mjet! Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
4 Tetor, 19:57
-
Moti i keq lë Pogradecin në errësirë, shkëputet energjia nga linja e tensionit të lartë! Shkak rrufetë
4 Tetor, 19:43
-
Përmbytet Vlora, kryebashkiaku Dredha: Situata ka qenë realisht alarmante! Familjet e evakuara strehohen në konvikt! Shpresojmë që reshjet të mos bien sërish me intensitet
4 Tetor, 19:32