Shifra të frikshme në Kosovë, 2.541 raste të reja me COVID-19 në 24 orë, humbin jetën 14 qytetarë

Shifra të frikshme në Kosovë, 2.541 raste të reja me COVID-19 në 24 orë, humbin jetën 14 qytetarë

Foto ilustruese

KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë, si rezultati i 12.618 testimeve, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Që prej shfaqjes së variantit delta, numri i infektimeve dhe viktimave në Kosovë është rritur ndjeshëm. Ndërsa, 14 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.370 që nga fillimi i pandemisë.

Bëhet me dije se 604 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 108.603 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 23.845 qytetarë.

Në lidhje me numrin e personave që janë vaksinuar kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 18.326 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 747.898 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 250.626 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Drejtor i spitalit Infektiv në Kosovë: Asnjë i vaksinuar kundër Covid nuk ka ndërruar jetë në Kosovë

Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, asnjë person i vaksinuar në Kosovë nuk ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj.

“Asnjë i vaksinuar dhe i shtrirë (në spital) nuk ka përfunduar me fatalitet. Ne tash i kemi dy probleme: problemin e komunitetit të pavaksinuar, i cili është problem madhor, sepse ata te ne paraqesin shumicën dhe problemin tjetër shumë të vogël te komuniteti i njerëzve që janë të vaksinuar. Ata që janë të vaksinuar, prej tyre, një përqindje shumë e vogël, e marrin infeksionin. Por edhe nëse infektohen, deri më tash kemi parë që kalojnë më lehtë, ndonëse edhe te këta mund të paraqitet një formë e moderuar e sëmundjes”, theksoi Vishaj për REL.

Vaksinimi i qytetarëve në Kosovë nisi në fund të marsit dhe aktualisht po përdoren dy vaksina për imunizim, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech.

Vaksinimi i qytetarëve të Kosovë është esencial për shpëtimin e jetës së tyre dhe institucionet shëndetësore dhe qeveritare kompetente për shëndetësinë, duhet të jetë më agresive në fushatën për vaksinimin e qytetarëve, vlerëson epidemiologu Isuf Dedushaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit