KOSOVË- Varianti delta duket se po përhapet me ritme të frikshme në Kosovë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 10.258 testimeve të kryera janë regjistruar 2.110 raste të reja pozitivë. Kjo është shifra më e lartë që është regjistruar në Kosovë që pas shfaqjes së variantit delta, duke u pasuar nga dita e djeshme ku 1.65 persona rezultuan me COVID-19.
Ndërkaq në 24 orët e fundit, 4 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.295 që prej fillimit të pandemisë.
Bëhet me dije se 130 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 106.408 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në të gjithë vendin, numri total i infektimeve ka shkuar në 120.862. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 12.159 qytetarë.
Në lidhje me numrin e personave që janë vaksinuar kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 20.358 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 622.068 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 215.329 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)