Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me COVID-19. Në shtetin fqinj në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.633 raste të reja më koronavirus në 267.567 tamponë të kryer. Por numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se një ditë më parë ku ishin 14.078 raste. Kurse jetët e humbura në 24 orët e fundit janë ulur. Janë regjistruar 472 persona, ndërkohë që një ditë më parë ishin 521 të vdekur.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 307 raste të reja me COVID. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 658 pacientë, ndërsa numri i viktimave mbetet ende i lartë, ndërsa 14 persona kanë ndërruar jetën në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur shifrën e 90 124 personave, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 768 të tjerë.

Edhe Gjermania ka numëruar më shumë se 50 000 vdekje që nga fillimi i pandemisë , sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Parandalimin e Sëmundjeve. Autoritetet shëndetësore gjermane regjistruan 859 vdekje të reja në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 50 642.