Shifrat alarmante, Shqipëria
kërkon azil në Belgjikë
Shqiptarët janë shtetasit e ballkanit që më shumë kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Belgjikës, deri në nëntor 2011. Vetëm 11 muaj pas liberalizimit të vizave me zonën "Shengen" shtetasit shqiptarë vetëm në Belgjikë kanë bërë rreth 1000 aplikime për azil, ndërsa janë pranuar vetëm 20.
Shqiptarët janë kryesues të listës së azilkërkuesve nga vendet e ndryshme të botës në Mbretërinë e Belgjikës. Ata janë renditur të parët në krye të "Top 10" të vendeve më azilkërkuese në tetor 2011 nga Brukseli, janë ndër 10 vendet për numrin më të madh të kërkuesve të azilit për 10 muajt e vitit 2011, janë ndër pesë vendet e para për numrin e fëmijëve të pashoqëruar në tetor 2011 (të destinuar për trafikim) si dhe kanë një renditje kryesuese në aplikimet për azil nga viti 2008 deri tani, në fund të vitit 2011. E faktuar me shifra, grafikë dhe fakte, nga një Zyra e Komisionerit të Përgjithshëm për Refugjatët dhe Personat pa Atdhe (CRGA), ent me 450 punonjës, që punon për llogari të qeverisë belge, panorama është e zymtë për Shqipërinë, një vend të cilin kryeministri Berisha e cilëson "E bukura e dheut", "Zvicra me det", "E dyta me rritjen ekonomike në Europë pas Gjermanisë" etj.
Pas liberalizimit të lëvizjes në hapësirën "Shengen" në 15 dhjetor 2010, gjithçka nisi në mënyrë të qetë, duke të dhënë përshtypjen se shtetasit e vendit më të varfër të Europës, ishin turistët më të lumtur të hapësirës europiane. Por vetëm për pak muaj. Në fillim të tetorit 2011, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Mikele Çerkone, duke komentuar letrën që Komisionerja për Çështjet e Brendshme Cecilia Malmstorm, u dërgoi ministrave të vendeve të Ballkanit, ku kërkoi shtimin e masave
për të frenuar azilkërkuesit, shprehej se konkretisht për Shqipërinë, situata nuk ishte problematike.
Por tre javë më vonë, në fund të tetorit, zyrtarët e Ministrisë Federale të Brendshme së Belgjikës dhanë alarmin: "Azilkërkuesit nga Shqipëria po kthehen në shqetësim të madh muajt e fundit dhe nëse vazhdojnë këto ritme kjo do të ndikojë ndaj lëvizjes së lirë të shqiptarëve". Shqiptarët në muajt e parë ishin shumë të qetë dhe respektonin rregullat, por në gusht situata u bë shqetësuese, sepse nëse në korrik ishin 28 azilkërkues, pas një muaji u bënë 50. Në shtator numri shkoi në 84, ndërsa deri në 27 tetor, u regjistruan 327 azilkërkues, gjysma e tyre vetëm nga zona e Shkodrës. Duke mos patur zgjidhje tjetër autoritetet belge nisën deportimin në masë.
Mëngjesin e 28 tetorit një avion çarter i qeverisë blege ktheu 9 azilkërkues, ndërsa në 10 muaj ishin kthyer me detyrim 200 azilkërkues shqiptarë, të cilët pas motiveve të gjakmarrjes, kishin arsye ekonomike. Belgjika, përballë fluksit, përshpejtoi procedurat, duke dhënë përgjigjen edhe Brenda një jave.
Por pesë ditë më parë, autoritetet belge falenderuan autoritetet shqiptare për parandalimin dhe goditjen e dukurisë së azilkërkuesve. Zyra e Bashkëpunimit Policor e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri i dërgoi një letër ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, duke falenderohen autoritetet shqiptare për përpjekjet e bëra për parandalimin dhe goditjen e dukurisë së azilkërkuesve.
Sipas shifrave të publikuara nga Zyra e Komisionierit të Përgjithshëm për Refugjatët dhe Personat pa Shtetësi (CGRA), Shqipëria është "rrotë më rrotë" me Afganistanin për numrin e azilkërkuesve. Në vitin 2008, aplikuan për azil 172 shqiptare, në 2009 ishin 256, në 2010 ishin 204 dhe në 2011 (deri në tetor) ishin 662, plus 105 në tre javët e para të nëntorit. Kulmi ishte kur brenda një dite, në zyrat e aplikimit për azil në Belgjikë u paraqitën 50 kërkesa, që të gjitha nga zona e Shkodrës, me pretekstin e gjakmarrjes. Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Azilit, Fredy Roosemont shkoi urgjentisht në Shkodër dhe apeloi për frenim të fenomenit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.9%
-
Jo
13.2%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19