SHBA nis 'gjuetinë' për kapjen e djemve të të ish-bosit të Kartelit të Sinaloas, Joaquin “El Chapo” Guzman. Shifra e shpërblimeve të vendosura nga autoritetet amerikane janë të çmendura. Në kërkim janë Ovidio Guzmán López, Iván Archivaldo Guzmán Salazar, Jesús Alfredo Guzmán Salazar dhe Joaquín Guzmán López.
“Të katërt janë anëtarë dhe drejtues të nivelit të lartë të kartelit dhe mbi secilin rëndojnë akuza federale nga SHBA për trafik të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin për mediat të publikuar nga DASH.
Më parë, shpërblimi prej 5 milionë dollarësh ishte vendosur edhe për vëllain e El Chapos, Aureliano Guzman. Kryesori prej vëllezërve, konsiderohet Ovidio Guzmán. Babai i tyre El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 dhe po e vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë ne Kolorado të Shteteve të Bashkuara.