Shifrat e INSTAT, bien me
10% punimet në infrastrukturë

Shifrat e INSTAT, bien me<br />10% punimet në infrastrukturë
TIRANE- Tremujori i dytë ende nuk ka asnjë shifër zyrtare lidhur me ndryshimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por një pasqyrë e hollësishme lidhur me ecurinë e ekonomisë në këtë periudhë të 2011-ës e japin statistikat afatshkurtëra sektoriale.

Shifra e afarizmit në ndërtim, e vlerësuar me çmime fikse, pasi i është bërë korrigjimi përkatës me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, rezulton të jetë rritur 2 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të 2011-ës është rritur 26.9 për qind, sipas INSTAT-it. Por, në të njejtën kohë, volumi i punimeve civile inxhinierike është ulur 9.7 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2010. Nga ana tjetër, numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimit është ulur me 10.4 për qind në tremujorin e dytë 2011, krahasuar me tremujorin e dytë 2010, ndërsa, në të njejtën kohë, pagat e punonjësve janë ulur me 7.8 për qind.

ENERGJETIKA
Shifra e afarizmit në tremujorin e dytë 2011, vlerësuar me çmime fikse, në sektorin e energjisë elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe ujë është ulur 4.5 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, shifra e afarizmit në tremujorin e dytë 2011 rezulton të jetë ulur 22.6 për qind. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të mëparshëm, numri i të punësuarve në këtë sektor është ulur 3.8 për qind, ndërsa pagat e tyre janë ulur 11.9 për qind.

INDUSTRIA
Sa i përket industrisë, në total volumi i prodhimit industrial është ulur 7 për qind në tremujorin e dytë 2011, ndaj tremujorit të parë 2011, ndërsa krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm ulja është edhe më e madhe: 24.8 për qind.
Në industrinë nxjerrëse, shifra e afarizmit krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të mëparshëm është rritur 55.3 për qind dhe volumi i prodhimit industrial ka një 49.4 për qind, krahasuar me mesin e vitit 2010. Edhe numri i të punësuarve në sektorin e industrisë nxjerrëse në tremujorin e dytë 2011 ka një rritje prej 10.6 përqindësh krahasuar me tremujorin paraardhës, kurse pagat janë rritur 13.7 për qind gjatë të njejtës periudhë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Por, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2010 numri i të punësuarve ulet 2.3 për qind dhe pagat rriten me 9.6 për qind. Në industrinë përpunuese, volumi i prodhimit industrial në tremujorin e dytë 2011 është rritur minimalisht, me 1.8 për qind krahasuar me tremujorin pararadhës, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e dytë 2010 rritja është 13.4 për qind. Numri i të punësuarve në industrinë përpunuese ulet 0.3 për qind në tremujorin e dytë 2011 krahasuar me tremujorin paraardhës. Pagat e paguara të punësuarve ulen 0.7 për qind krahasuar me të njejtën periudhë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të mëparshëm numri i të punësuarve rritet 0.6 për qind dhe pagat rriten 4.4 për qind.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat