Shija dhe aroma e Përmetit mbush
tryezën e kuzhinës së "Rreze Dielli"
në A1 Report

Shija dhe aroma e Përmetit mbush<br />tryezën e kuzhinës së "Rreze Dielli"<br />në A1 Report
Në këndin e kuzhinës së emisionit “Rreze Dielli” në A1 Report atmosfera e gatimeve tradicionale këtë të premte erdhi me aromën dhe shijen e qytetit të Përmetit.

KUZHINA

Ndryshe nga puntatat e tjera prezantuesja e emisionit Eneida Xhelili e priti të ftuarin ashtu si tradita e Përmetit e ka zakon, duke e qërasur me raki dhe gliko.

KUZHINA


Amvisat përmetare shquhen për gatimin e glikove me fruta të ndryshme. Në çdo shtëpi përmetare servirja e glikove për mikun nuk mungon asnjëherë.

Kështu, të tre personazhët në këndin e kuzhinës, zonja Tefta, Eneida dhe shefi i kuzhinës Besmir Tase sollën të gjitha elementët e traditës së qytetit të Përmetit.

KUZHINA

 Shefi i kuzhinës i ardhur nga klubi i shefave të kuzhinës shqiptare Besmir Tase solli gatimet tradicionale përmetare.

Atmosfera nën tingujt e muzikës përmetare të Laver Bariut dhe dy trëndafilave në tryezën e gatimit i shtuan edhe më shumë pamjen e një kuzhine përmetare.

KUZHINA

Dy ishin recetat e paraqitura nga shefi i kuzhinës Besmiri, byreku me koçkulla dhe shqetoja e përmetit.
 
Për të gatuar recetën e byrekut me koçkulla në fillim duhet që ato t`i lëmë në ujë për disa orë.
 
Më pas ato i ziejmë duke i lënë me lëng për t`i patur gati për byrekun.
 
Koçkullat janë nga familja e fasules. Në kohët më përpara nuk diheshin vlerat e koçkullave. Por, nga hulumtimet e bëra në kohë janë zbuluar që koçkullat kanë shumë vlera ushqyese ashtu si fasulja dhe thierzat.

Receta “Byreku me koçkulla”

Koçkulla                         500 gr

Qep

Petë të pjekura

Vaj Ulliri
 
Përgatitja e recetës “Byreku me koçkulla”

Petët shtrohen njëra pas tjerës në tigan pasi secila prej tyre spërkatet me vaj ulliri dhe me gjellën e koçkullave që u përgatit nga shefi i kuzhinës dhe zonja Tefta.

E rëndësishme në përgatitjen e byrekut me koçkulla është që dy petët e para duhen të shtrohen në fillim dhe më pas vazhdohet me petët e thata duke e mbuluar me dy petë të njoma.

KUZHINA
(Në foto: Koçkullat e lëna në ujë)
 
KUZHINA
(Në foto: Gjella e koçkullave shtrohet në petët e thata)

KUZHINA

KUZHINA



Përgatitja e recetës “Shqeto e Përmetit”

Tresim gjalpin dhe më pas e përzjejmë me miell dhe qumësht. Më pas këtë masë do e hedhim tek lëngu i mishin duke i prerë me të verdhën e vezës dhe limonit.
 
Receta "Shqeto e Përmetit"

Gjalp

Qumësht

Miell

Mish qingji

E verdhë veze

Limon

Majdanoz
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

KUZHINA

KUZHINA


KUZHINA
 
 (Në foto: Dy recetat e pëgatitura "Byreku me koçkulla" dhe "Shqeto e Përmetit")
 
 
  
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja