Një 52-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Artur Hushi, banues në Shijak u ndalua në orët e para të mëngjesit pasi iu gjet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.
Njoftimi i plotë:
Shijak
Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi lëvizte me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar shërbimet policore duke arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak.
A.Hushi, në rrugën automobilistike Shijak - Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake " parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.