SHIJAK -Krimi brenda familjes ka mbetur thjesht një tentativë, pasi u parandaluar nga forcat e RENEA-s në fshatin Kënetas në komunën e Gjepalajt të qytetit të Shijakut ku babai kërcënoi të vriste me armë djali e tij.
Flamur Smoqi i datëlindjes 1963, është vënë në epiqendrën e konfliktit familjar. Gruaja dhe të afërmit kanë kërkuar ndihmën e policisë për të shpëtuar jetën e të birit te Flamurit, të cilin i ati ishte parapërgatitur me kallashnikov në dorë për ta vrarë nëse do t’i dilte përpara. Kjo për arsye sepse babai e kundërshtonte rikthimin e të birit me gruan e divorcuar prej dy vitesh.
Pas telefonatave të marra janë drejtuar me shpejtësi në vend ngjarje forca te RENEA-s, blutë e Durrësit dhe të Shijakut, të cilat pas rreth 3 orësh bisedime dhe kontrolli nën shënjestrat e snajperëve, kanë arritur që ta bindnin që të dorëzonte armën.
(Gre.M/eb/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com