'Ule sëpatën o çun!' Dhunoi të atin e kërcënonte ta vriste! RENEA ndërhyn me forcë ta arrestojë! Video e operacionit! (EMRI)

Durres-  Një debat familjar për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi dje (18 janar 2024) në fshatin Rubjekë të Maminasit. Me një sëpatë e thikë në duar Eduard Hoxha 35 vjeç ka kërcënuar të atin se do ta vriste. Për të parandaluar ngjarjen, pranë banesës së familjes Hoxha mbërriti policia e Durrësi, por pa mundur ta arrestojë. Uniformat blu bëjnë të ditur se 35-vjeçari u mbyll në banesë bashkë me mjetet prerëse.

Policisë iu bashkuan forcat RENEA, të cilave iu deshën disa orë negociata, e sërish nuk e bindën të dalë nga banesa. Në këto kushte, ato ndërhynë me forcë, duke neutralizuar e arrestuar Eduard Hoxhën. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se 35-vjeçari nuk rezulton me probleme të mëparshme, e as konsumues lëndësh narkotike.

Nisur nga reagimet e tij përballë bluve e RENEA-s, dyshimet janë se djali mund të ketë kaluar në gjendje depresive, ndaj do t’i nënshtrohet një vizite te mjeku psikiatër thonë në policinë e Durrësit.

Të njëjtës pistë i qëndron edhe babai Bajram Hoxha i cili thotë se gjendja e të birit u përkeqësua pas humbjes së nënës. Report Tv mëson se sherri ka nisur pasi i ati i kishte kërkuar llogari se pse nuk punonte, duke precipituar më pas deri në kanosje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
Durrës/ RENEA i arrestoi të birin se kërcënoi ta vriste me sëpatë, flet i ati: Lirojeni! Nuk i duhet burgu por psikologu

 

Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, fshatin Rubjek, Maminas në Durrës. Një 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.

Pas arrestimit babai i 35 vjeçarit i kërkon policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni. Në një prononcim për gazetarët babai Bajram Hoxha thotë se është penduar që thirri policinë.

Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet por të kurohet tek një psikolog

I ati tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.

Ora 10:16
Sulmoi me sëpatë të atin, Report Tv zbulon detaje nga ngjarja në Shijak: Sherri nisi pasi babai i kërkonte llogari 35 vjeçarit pse nuk punonte

1705656110_eduarthoxha.JPG

Detaje të reja, janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në Maminas të Shijakut ku 35 vjeçari Eduart Hoxha sulmoi me sëpatë babain e tij duke kërcënuar se do ta vriste.

Burime për Report Tv nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se Eduart Hoxha, i arrestuar nga forcat RENEA për dhunë në familje nuk rezulton person me probleme të mëparshme dhe as përdorues i lëndëve narkotike.

Sipas burimeve nga policia sherri ka nisur se babai i tij i kishte thënë se përse nuk punon. Pastaj debati ka kaluar në sherr verbal e më pas në kanosje.

Sipas policisë i arrestuari manifeston probleme të cilat të çojnë në dyshimin se ai mund të ketë kaluar në gjendje depresive sepse qante dhe ofendonte edhe forcat e rendit. I arrestuari do t’i nënshtrohet një vizite te mjeku psikiatër.

Ora 09:49
Arrestimi i 35 vjeçarit që kërcënoi babain se do ta vriste me sëpatë, Balla përgëzon forcat RENEA për parandalimin e ngjarjes kriminale në Durrës

1705654375_renea.JPG

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 35 vjeçarit Eduart Hoxha në Shijak të Durrësit, i cili kërcënoi babain e tij se do ta vriste me sëpatë. 

Ai përgëzoi forcat "RENEA" për ndërhyrjen në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale. 

"Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të miturve, janë detyra të cilat duhet të ndiqen me vëmendje maksimale në të gjithë territorin. Përgëzoj forcat e RENEA të cilët ndërhynë në kohë në rastin kërcënimit dhe dhunimit të një të moshuari, duke arrestuar dhunuesin"- shkruan Balla. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri