SHIJAK – Një 34-vjeçar është gjetur i vrarë sot në orët e para të mëngjesit në Sallmone të Shijakut, bënë të ditur burime policore. Mësohet se trupi i viktimës, i cili u identifikua si Gentian Koka, u gjet në një rrugë pranë banesës së tij nga kalimtarët e rastit.
Koka ishte qëlluar me armë zjarri në pjesën e shpatullës dhe pavarësisht dërgimit në spital s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, shtuan të njëjtat burime.
Ai ishte një person i ndaluar disa herë për armëmbajtje dhe kanosje. Gëzhojat në vendin e ngjarjes janë marrë në cilësinë e provës materiale, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com