Shijak, i jepet lamtumira e fundit
piktorit të njohur Agim Faja

Shijak, i jepet lamtumira e fundit<br />piktorit të njohur Agim Faja
Kanë qenë me qindra qytetarët e Shijakut të cilët sot janë ndarë me bashkëqyetarin e nderuar dhe mikun e tyre, piktorin Agim Faja.

Nderimet për përcjelljen në banesën e fundit të piktorit të shquar shqiptar janë kryer në sheshin para pallatit të kulturës të qytetit.

Agim Faja për të gjithë shijakasit vlerësohet si artisti që e ngriti lart emrin e qytetit të vogël buzë Erzenit.

Fjalë të dhembshura për Gimin fliten në këto çaste nderimi, jo vetëm nga bashkëqytetarët shijakas, por edhe nga artistët dhe nxënësit. Një nga nxënësit e tij është skulptori Qazim Kertusha, i cili flet me dhimbej dhe emocion për piktorin Faja.

"Për ne piktorët dhe artistët është një humbje e madhe, për ne përfaqëson një brez një shkollë", tha Kertusha.

Piktori i njohur Abaz Hado u shpreh gjatë ceremonisë se Agim Faja është memoria intelektuale e qytetit të Shijakut. 

"Unë kam qenë nxënësi i tij, dhe pikërisht kjo më pikëllon që më humbi profesori im, pikë e kujtesës time historike, dhe kjo është dhimbje e madhe për mua personale, por edhe profesionale, do na mungoje veprat e profesorit, veçantia, unikaliteti i tij, ajo që ishte unikale dhe e rrallë në pikturën shqiptare", tha Hado.

Emri i Fajës radhitet sëbashku me ato të Sali Shijakut, Abdurrahman Buzës, Guri Madhit, Fatmir Haxhiut e të tjerë emrave që e ngritën lart artin shqiptar. Artin e tij e kanë trashëguar edhe fëmijët, të cilët përveç dhimbjes për të atin ndjejnë edhe mungesën e fjalëve të një kolegu të rrallë. 

"Së pari unë shpresoj që të ndjekim një përqindje të vogël të babait do ishte shumë për ne. Personalisht për ne të familjes është një humbje e madhe sepse nuk do të kemi më udhërrëfyesin tonë kryesorë", tha djali i tij.

Dirigjenti Ermir Dizdari rrëfen se Faja ishe një fill i bukur qe lidhte në një zinxhir të artë të gjithë artistët e Shijakut e Durrësit.

"Për Gimin mund të thuash që është nga njerëzit më publik, nga njerëzit që ka bërë më shumë për qytetin e Shijakut, një njeri vërtetë i talentuar, një njeri me cilësi jo vetëm organizative por një njeri që prodhonte energji pozitive", u shpreh Dizdari.

Trupi i pajetë i Agim Fajës tashmë prehet në varrezat e qytetit të tij të lindjes nga i cili nuk u nda asnjëherë. Ai ka përkarshi piktorin tjetër të madh me origjinë nga Durrësi Ibrahim Kodrën që pushon në Ishmin fqinj.

[gallery]22849[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel