Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Durrës. Ai po drejtonte një mjet sportiv dhe gjatë garës u përplas me një tjetër.

Ngjarja ndodhi në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3.

Për pasojë humbi jetën njëri prej drejtuesve, i identifikuar si A.M., banues në Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.