Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak pasi ka dhunuar një mjek.
Policia e Durrësit bën me dije se në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, 49-vjeçari ka goditur me grusht mjekun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Komente









per cdo goditje te stafit shteti dhe spitali ta demshperbleje mjekun me 50,000$ sic ndodh ne Belgjike dhe perendim
Përgjigju